Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ju ka rikujtuar të gjitha institucioneve publike që të zbatojnë me përpikmëri kodin zgjedhor dhe të gjitha vendimet e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. Në një intervistë për Mat Televizion, Prefekti Shehu tha se të gjitha entet publike janë në monitorim gjatë kësaj periudhe nëse e respektojnë kodin zgjedhor apo jo. Ai shtoi se vendimi numër 9 datë 24 Dhjetor 2020 për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni public e me capital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës zgjedhore para zgjedhjeve, duhet zbatuar me përpikmëri.
Paralelisht me këtë, Prefekti Shehu tha se po vijon puna për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore në të katër bashkitë e qarkut Dibër.
Dritan Kurti