Arrestohet drejtor i Burgut 313, Eduard Struga. Dyshohet se ai është i përfshirë në korrupsion. Lajmi konfirmohet nga burime policore. Struka është emëruar në këtë detyrë që prej tetorit 2019.
Burime për Report Tv thonë se drejtori i burgut 313 është arrestuar mbi dyshime se ka kryer veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.
Një informacion i mbërritur në rrugë operative pranë drejtorisë së Policisë Kriminale vuri në lëvizje prokurorinë e cila zhvilloi edhe përgjime në këtë hetim, duke çuar në shoqërimin në polici të drejtorit të burgut.
Dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.