Qeveria shqiptare parashikon te jape me Koncesion furnizimin me uje te pijshem dhe menaxhimin e ujrave te zeza.
Sipas nje drafteligji te ri pas rrugeve, sherbimeve spitalore, aeroporteve e porteve rradhen e ka uji i pijshem dhe kolektoret.
Vetëm pas marrjes së miratimit qeverisja vendore do te vijoje me procedurat e parashikuara në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik- privat” thuhet në draftligj.
Hartimin per dhenien me koncesion edhe te ujit te pijshem e ka bere Ministria e Infrastruktures dhe Energjise. E cila nenvizon se ky projekt-ligj sjell një përqasje të re për rritjen e performancës së sektorit, si në drejtim të qëndrueshmerisë financiare ashtu edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatoreve nga shoqeritë UK , pohon monitor.
Ndersa nga ana tjeter Banka Boterore trumbeton se koncesionet nuk kane transparencen e duhur dhe gjithashtu evidenton rrezikun qe vijne prej PPP-ve te cilat kane nxjerr jashte kontrollit shpenzimet e buxhetit pasi kontratat e partneriteti publik-privat, janë në rritje dhe me kosto tejet te larta.
Apeli i Bankes Boterore erdhi pak dite pasi qeveria miatoi dy PPP për ndërtime rrugësh, Milot – Balldren dhe Orikum –Dukat.
Rreth tre vjet më parë, bashkia e Tiranës bëri të ditur se kishte pasur disa oferta nga kompani serioze midis tyre edhe një kompani kineze për menaxhimin e ujesjellesit ujesjellësit.
Teksa ne janar të vitit 2018, në Tiranë, çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë. Si rrjedhojë, Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.