Home Blog Page 338

Bulqizë. Dëmtohet rruga e lagjes së re që të lidh me Rrugën e Arbrit

0

Dëmtimi i rrugës hyrëse që lidh lagjen e re të Bulqizës me rrugën e Arbrit prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh. Shkak mësohet se është bërë ulja e tokës e cila ka krijuar një pengesë të madhe në karrexhatë e cila rrezikon të shkaktojë aksidente apo të dëmtohen mjetet gjatë lëvizjes në të. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se autoritetet duhej të kishin marrë masa më parë, pasi është një segment që frekuentohet shumë dhe se të gjitha mjetet përballen me këtë çedim. Shumë drejtues i dëmtojnë poshtë mjetet e tyre, sidomos ata që lëvizin për herë të parë në këtë rrugë. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që autoriteti përgjegjës qoftë Bashkia Bulqzië apo Autoriteti Rrugor Shqiptar, duhet të marrin masa të menjëhershme sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi.

  Dëmtimi i rrugës lidhëse të lagjes së re të Bulqizës me rrugën e Arbrit sipas specialistëve është pasojë e mosdranazhimit si duhet e trasesë së rrugës së Arbrit në kohën kur ajo është ndërtuar.

(VIDEO) Ndodh çudia në Skuraj, ura ndahet në tri pjesë

0

  Kemi parë që urat të cilat përdoren nga banorët të rrëmbehen totalisht nga rrjedha e lumit, por në Skuraj është ndryshe. Ura e ndërtuar katër vite më parë është ndarë në tri pjesë duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Siç duket edhe nga pamjet, tri pjesë të kësaj ure në anën e rrugës nacionale Burrel – Skuraj janë totalisht të shkëputura, ndërsa kanë mbetur varur falë shofrave të kapura në kavot horizontale.

  Dhjetra banorë të fshatit Skuraj si dhe nxënës rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar nga njëra anë e lumit Mat në anën tjetër.

Jashtë kameras banorët u shprehën se kjo urë nuk rezistoi më shumë se një vit dhe njëra pjesë ju shkëput. Edhe pse ata e kanë ngritur si shqetësim pranë pushtetit vendor të Kurbinit, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Ky i fundit jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të riparuar pjesën e parë të shkëputur, por e ka lënë që të shkëputen edhe dy pjesë të tjera, duke bërë që gati gati të dalë totalisht jashtë funksionit.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje të mënjehershme atëherë kjho urë mund të ketë fatin e urës së Shkopetit e cila u rrëmbye e gjitha nga shirat e Dhjetorit të vitit 2010.

Basha sulmon Berishën, Ramën dhe Metën: Duan të më largojnë nga beteja sepse ndryshe s’kanë gjë në terezi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi ata që i ka cilësuar si pjesë përbërëse të “Trekëndëshit të Bermudës”, duke thënë se kërkojnë ta largojnë nga drejtimi i partisë.

“Shikoni tri herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët”, tha Basha në një takim me të rinjtë e PD në Tiranë, në kuadër të procesit zgjedhor për FRPD.

Basha shtoi se në një vend demokratik elitat duhet të qarkullojnë, pasi nuk mundet që “të përjetshmit të qëndrojnë në karrige”. “Kjo pra është beteja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqendruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet”, tha Basha.  “Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashëgimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tre njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur? Asnjëherë!”.

Sheshi në Laç do të mbajë emrin e tij, publikohet agjenda e vizitës së Erdogan në Shqipëri

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton vendin tonë të hënën, më 17 janar.

Sipas agjendës së vizitës, të marrë nga A2 CNN, pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:”00, aty ku Turqia ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.

Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat.

Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.

Bashkëpunoi me Bashën? Rama i përgjigjet Berishës: Ishte protestë pa politikan në krye

0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot akuzave të ish-kryeministrit Berisha, i cili tha sot se Basha dhe Rama kanë bashkëpunuar për të dhunuar protestuesit në 8 janar. Gjatë aktivitetit në 30 vjetorin e FRESH-it, Rama u shpreh godina e PD me 8 janar u kthye si kështjellë, por ai vetë nuk kishte ndërmend të merrej me ta. Madje Rama tha se protesta nuk kishte politikan në krye, por një person që kërkon trazira. 

“Ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar tregojnë dhunë dhe jo paqe, jo politikë. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë  e kthyer në kështjellë. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshmen. Nuk do të merrem me akuzat e tyre që fajësojnë njeri tjetrin dhe janë vetë fajtor. Ajo ishte një protestë pa politikanë në krye, ashtu sikur ka mbetur opozita sot, ndryshe protesta politika kërkon paqe”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se edhe Basha nga ana tjetër ka akuzuar Ramën se Bashkëpunoi me Berishën për të dëmtuar PD-në.

Aksident te Rruga e Kombit, humb jetën një grua

0

Aksident te Rruga e Kombit, dyshohet për një viktima grua dhe 2 të tjerë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushe Milot- Rrëshen në afërsi të Milotit (vijon)…

Informacioni fillestar:
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Informacioni në vijim:

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

SPAK ‘godet’ në Kukës, arreston një polic (Arsyeja)

0

Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit.

Shtetasi SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasIT me inicialet A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 Janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg në drejtim të policit, ndërkohë që hetimet për rastin vijojnë.

TËRMETI godet veriun e Shqipërisë

0

Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri


Ai u shënua në orën 22.39 të së premtes dhe epiqendra ka qenë 17 km nga qyteti i Pukës.

EMSC raporton se ai ka pasur një magnitudë 4.3 Rihter dhe lëkundjet janë ndier edhe në Kosovë dhe Malin e Zi.

Deri tani nuk ka njoftim për dëme materiale apo të lënduar.

Historia e sipërmarrësit dibran në Kenia: Ika nga Shqipëria me një grusht dhe me vete

0

Shpëtim Redo është një personazh, emri i të cilit flet shumë. 30 vite më parë i revoltuar nga regjimi, ai u arratis nga Dibra se do të jetonte në Nairobi të Kenias, një shtet i Afrikës. Me vete pati vetëm “valixhen e ëndrrave” dhe një grusht dheu të butë nga kufiri i mëmëdheut.

Në një lidhje me Skype për “ABC”, Redo rrëfeu të gjithë rrugëtimin e tij që nga viti 1990. Ai u ndal konkretisht edhe te dheu që mban gjithmonë me vete.

“Këtë dhe e kam marrë ditën që jam arratisur. E mbaj gjithmonë me vete se më sjell fat. I bëra një premtim atë natë vetes, u drejtova ‘Shqipëri mos më harro kurrë’ dhe e kemi mbajtur premtimin të dyja palët, unë dhe Shqipëria nuk më ka harruar.

Ai dheu ka 32 vite që është vazhdimisht me mua dhe çuditërisht kur kam kaluar nëpër kampet e emigrimit në Beograd apo në Vienë kur kam shkuar dhe kur e tregoja i bënte çudi, disa qeshnin, disa më shikonin me një farë admirimi, policia e kam fjalën dhe nuk ma ka prekur kush. Të gjitha gjërat mi merrnin atë jo”, tregoi ai.

Fillimisht, Shpëtimi u largua nga ish-Jugosllavia, duke u vendosur në Vjenë të Austrisë. Mbaroi shkollën profesionale për gastronomi në Vjenë dhe në 1997 hapi restorantin e tij. Kjo deri në vitin 2012, kur në Kenia, bashkëshortes së tij, Klodianës ju ofruar një punë si juriste në një kompani të madhe amerikane për të nisur kështu një rrugëtim të ri të panjohur për familjen e tyre ku jetojnë tashmë prej tetë vitesh.

Shpëtimi tregoi se tani ka ëndërr të mbarojë universitetin për drejtësi, për të cilin do e ndihmojë edhe bashkëshortja.

“Unë kam pasur një restorant në Vjenë për 13 vite me radhë. Megjithatë ëndrra ime ishte të përfundoja universitetin dhe kam bërë një marrëveshje bashkë me bashkëshorten, e cila është juriste me profesion. Ajo do më ndihmojë që të përfundoj universitetin”, tha ai.

Dibër / Mungon tregu, prodhuesit e mollës dalin në rrugë

0

Prodhuesit e mollës në Dibër vijojnë të përballen çdo vit me të njëjtën problematikë, atë të mungesës së një tregu për shitjen e prodhimeve të tyre. Në këto kushte, shumë nga prodhuesit zgjedhin rrugën nacionale për të tregtuar mallin. Një ndër ta është edhe Festim Tema nga fshati Dovolan. Ai shprehet se del çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në rrugë me shpresën se dikush do të ndalet e të blejë mollët që ka prodhuar në pemtarinë e tij. Për Temën, situata vjen çdo vit në përkeqësim për shkak se mungon tregu apo shteti nuk luan rolin e rregullatorit për të siguruar shitjen e prodhimeve vendase. Festim Tema shprehet gjithashtu se çdo vit një pjesë të mirë të prodhimit e hedh, pasi i mbetet pa shitur.

 Në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi janë shumë prodhues të mollës të cilët zgjedhin rrugën për të shitur prodhimet e tyre.