Home Blog Page 333

Lugina e Shkopetit, Bashkia Mat paralajmëron bizneset: Mos krijoni ndotje

Mbatja pastër e mjedisit vijon të jetë një çështje shqetësuese në mbarë vendin. Edhe pse në të paktën 2 vitet e fundit janë zhvilluar aksione periodike për pastrimin e territorit nga mbeturinat, ai vijon të ndotet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me luginën e Shkopetit.

Bashkia e Matit ka zhvilluar disa aksione pastrimi të kësaj lugine duke larguar me dhjetra ton mbeturina të hedhura vend e pa vend. Po ashtu, janë pastruar edhe hotspotet e krijuara pranë subjekteve që operojnë në këtë luginë.

E megjithatë, vendgrumbullimet e pastruara po rikthehen si më parë. Në këto kushte mësohet se Bashkia Mat ka paralajmëruar subjektet që të mos i hedhin mbeturinat në mjedis të hapur por t’i depozitojnë ato pranë pikave të përcaktuara, në të kundërt do të përballen me dispozitat ligjore në fuqi.

Për tju ardhur në ndihmë banorëve, njësive të biznesit dhe kalimtarëve, Bashkia e Matit ka vendosur kotejner në të gjithë gjatësinë e rrugës Burrel – Skuraj, por siç duket ndërgjegjësimi qytetar për të mbajtur pastër mjedisin është ende larg.

Edhe pse e gjithë rruga pastrohet të paktën njëherë në muaj nga aksioni i Bashkisë së Matit, ajo ndotet vetëm brenda pak ditësh si pasojë e hedhjes së mbeturinave pa kriter, kryesisht nga udhëtarët.

“Vuaj nga epilepsia”, Xheisara rrëfen historinë e trishtë: Babai u plagos pas koke…

0

Xheisara e cila la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e “Big Brother VIP” i ka përlotur të gjithë me historinë e saj. Xheisara tregoi se ka lindur në qytetin e Burrelit ku është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid.

Ndër të tjera, tregoi se ajo vuan nga epilepsia.

“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, tha Xheisara.

Ndër të tjera, tregoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Fakti që e ëma ka qenë pjesën më të madhe të kohës në punë, ka bërë që të mos jetë shumë e lidhur me të ëmën. Sipas Xheisarës, nga eksperienca në Big Brother VIP, familjarët do të njohin një anë të sajën që se kanë njohur më parë.

Më pas, nëna e surprizoi duke i thënë se e mbështet në çdo hap dhe të gjithë janë krenarë për të.

Zgjedhjet në Dibër/ Celibashi: Komunikova me Presidentin, 6 marsi na jep më shumë kohë në përgatitjen e procesit

0

Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, data 6 mars është e volitshme për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas i jep më shumë kohë institucionit për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.” shkruan Celibashi.

Dhurata Çupi në krah të banorëve tek “5 Maji”: Trishtuese këto pamje, Rama ka ndërtuar shtetin e shkatërrimit për njerëzit dhe pasurimit për vete

0

Deputetët e PD-së Dhurata Çupi dhe Bledion Nallbati nga Komisioni i Ligjeve ishin sot në zonën e “5 Majit” në Tiranë ku banorët po kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Çupi u doli në krah banorëve duke thënë se 430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Janë trishtuese këto pamje këtu tek 5 Maji. Shkatërrohet shtëpia, shkatërrohet pasuria. Që nga 2013-a, ne kemi parë shtetin e Edi Ramës që vetëm shkatërron. Shkatërron shtëpitë e qytetarëve, i nxjerr jashtë. Shkatërron rrugët, shkatërron gjithçka vetëm për të ndërtuar për vete.

Këtu po shkatërrojnë 430 shtëpi të qytetarëve, pasi nuk i kanë legalizuar përfundimisht. Ju i dini premtimet për t’i legalizuar të gjtihë, kur u marrin votën dhe sapo mbarojnë votimet, nis shkatërrimi i pronës. Kemi ardhur këtu me kërkesën e banorëve nga komisioni i ligjeve, jo vetëm për të qenë krah qytetarëve, por edhe për të parë dokumentacionin për kallëzimet që do të bëjnë qytetarët.

Për t’iu drejtuar SPAK-ut për rindërtimin në përgjithësi, por dhe për rastin e 5 Majit. Është një rast abuziv. Shkatërrohen 430 banesa për të ndërtuar godina të tjera nga shteti. Pra, nuk është shpronësim publik. E thanë edhe qytetarët. Këtu nuk ndërtohet infrastrukturë. Këtu ndërtohen pallate per Edi Ramën dhe njerëzit e Edi Ramës, prandaj po merr pasuritë e qytetarëve. Shqiptarët nuk njohin parti para shtëpisë së tyre, para jetës së tyre, para fëmijëve të tyre. Ne jemi në krah të qyetarëve sot dhe do të vazhdojmë të jemi për t’i ndihmuar për procedurat ligjore. Nuk kanë njoftim për prishjen e shtëpive, nuk kanë kontratë ku do të rrinë. Askush nuk thotë se ku do të jetojnë sot këta qytetarë që u kanë prishur shtëpitë ndërkohë.

Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Është historia e nisur nga Edi Rama që në 2013-ën dhe e vadhdon. Pas çdo fushate elektorale bën këto gjëra të tmerrshme me qytetarët, vetëm shkatërron. Ne jemi në krah të qytetarëve kundër pushtetit të Edi Ramës që pasurohet vetë dhe varfëron njerëzit. Sot janë 430 familje këtu, nesër do të jenë diku tjetër. Shqiptarëve u ka marrë tokën, u ka marrë detin dhe ajrin për pushtetin dhe pasurimin e tij.”- tha Çupi.

Deputetët demokratë thonë se janë në krah banorëve jo vetëm me praninë e tyre atje, por edhe me asistencë ligjore për të paditur në prokurori çdo institucion në shkelje të ligjit dhe që mohon të drejtat e 430 familjeve.

Meta pritet të shpallë 6 marsin për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër

0

Gjashtë marsi pritet të jetë data për zgjedhje të pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar. Presidenti i Republikës ka ftuar partitë politike në konsultime, dhe i pari në zyrën e Ilir Metës mbërriti kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla.

Asnjë komunikim për mediat nga përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet një komunim nga Presidenca.

Më herët, kreu i shtetit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeministrit Rama informcion zyrtar për të konfirmuar procedurialisht 6 bashkitë pa kryetar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vuri në dijeni Metën për tri bashki, largimi i kryetarëve të të cilave lidhej me këtë institucion, si Shkodra, Vora dhe Dibra, ndërsa për Durrësin, Lushnjën dhe Rrogozhinën, vakancat lidhen drejtpërsëdrejti me kryeministrinë.

Burri më i vjetër në botë vdiq pak para se të mbushte 113 vjeç

0

Burri më i vjetër në botë, Saturnino de la Fuente Garcίa, ka vdekur në moshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftoi Guinness. Babai i tetë fëmijëve ndërroi jetë në shtëpinë e tij në qytetin verior spanjoll të Leon të martën në mëngjes. Ai u konsiderua si njeriu më i vjetër në botë në moshën 112 vjeç e 211 ditë.

Ai do të festonte 113-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm. I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së tij, Saturnino tha kohë më parë: “Një jetë e qetë dhe pa lënduar askënd”. Ndërkohë, rekordi si gruaja më e vjetër në botë mbahet nga francezja Jean Kalman, e cila jetoi 122 vjet e 164 ditë deri kur vdiq në vitin 1997.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7013633203734842630?lang=en-US

Zgjedhjet lokale në 6 bashki, Rama shmang takimin me Metën, ja kë dërgon në Presidencë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “ftesës” së presidentit Ilir Meta për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashkitë pa kryetar.

Kreu i qeverisë ka “shmangur” takimin me Ilir Metën dhe për këtë arsye ka dërguar drejt presidencës kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.

Nuk dihet se cili është ftuar nga PD-ja pasi Gazment Bardhit ka konfirmuar se deri tani nuk i ka mbërritur asnjë shkresë nga institucioni i Presidencës.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.

Xheisara lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

0

Është eleminuar nga shtëpia më e famshme Big Brother VIP, Xheisara Frisku këngëtarja nga Burreli

Edhe pse mjaft e përfolur dy javët kur ishte pjesë e këtij spektakli Xheisara nuk arriti ti shpëtoj nominimit.

Kujtojmë që në këtë spektakël më parë është eleminuar një tjetër matjan, modeli Kledi Hysa.

Zbulohet pyetësori i Ramës për qytetarët, shpërndahen mijëra kopje (Fotot)

0

Zyra e kryeministrit Edi Rama nisi paraditen e kësaj të marte shpërndarjen e pyetësorit për 12 çështje, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve.

Kjo është një kopje e formularit siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Si çështje të dytë kryeministri ka zgjedhur të pyes nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Amnistia e parave të fituata në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Sikurse ato që lidhen me ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian, përfshi a është “Ballkan i Hapur” në interes të Shqipërisë.

“Unë besoj“, thotë kryeministri Edi Rama në letrën shoqëruese të formularit, “se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare”.

“Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi” thekson kryeministri.

Bardhi publikon foton e Berishës me Enver Hoxhën: Çfarë shëmtie, çfarë turpi!

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar këtë të martë fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha me Enver Hoxhën.

Ai e ka quajtur turp dhe shëmti gjestin e të rinjve që hodhën vezë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa ai po mbërrinte në takimin me gratë demokrate.

Sipas Bardhit, Berisha është një model i vjetëruar i Enver Hoxhës, duke theksuar se e shkuara duhet lënë pas.

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan ai krahas fotos.

Kujtojmë se një grup të rinjsh gjuajtën me vezë kryedemokratin Basha këtë të martë në Tiranë.