Home Blog Page 327

Njihej si “Anglezi”/ Dibrani Bledar Muça u ekzekutua pranë rajonit të policisë në Belgjikë, e qëlluan në kokë

0

Bledar Muça u vra mbrëmjen e djeshme në Antwerp të Belgjikës. Autoritetet vendase raportojnë se krimi ndodhi pak metra larg rajonit të policisë.

Banorët thonë se janë tmerruar. Dëshmitarët thanë se ai u qëllua disa herë në kokë. Shqiptari njihej në zonë edhe si “Anglezi”.

‘Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar,” tha fqinji, Ivan Willems.

Për herë të parë emri i mikut të ngushtë të Ardian dhe Florenc Çapjas doli në “skenë” në vitin 2016. Ai mbeti i plagosur pas një atentati, ku në shënjestër ishte bashkë me Florenc Çapjan.

I lindur dhe i rritur në Elbasan, Bledari është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.


Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

Ekzekutim për gjakmarrje në veri të vendit. Vetëdorëzohet autori 17-vjeçar

0

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Manati të Lezhës.

Mësohet se viktima është Lekë Lekgjonaj, rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje, dhe autori 17-vjeçar është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se Lekgjonaj është qëlluar në oborrin e banesës së tij, dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Humbet i moshuari në Bulqizë/ 80 vjecari vuan nga skleroza

Policia e Bulqizës ka shpallur ditën e sotme në kërkim një 80-vjeçar pasi është larguar nga banesa.

Policia njofton se shtë bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80-vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më. Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Pendohet Xheisara: Unë qaja kot aty brenda, nuk duhet ta tregoja historinë e familjes

Xheisara është këngëtarja që la shtëpinë e “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të së martës. E ftuar në “Fan Club”, ajo u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes me vuajtjet dhe të atin invalid. Ajo shtoi se ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.

Xheisara theksoi se kishte momente kur qante kot dhe i dukej sikur asnjë nga njerëzit që donte nuk ishte më.


“Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.

Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë. Nuk e bëra unë atë gjënë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë.


Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë përshtatje”, u shpreh këngëtarja.

Temperaturat e ulëta/ Ngrinë tubacionet, pa ujë Peshkopia dhe Bulqiza

0

Temperaturat e ulëta, të cilat kanë kapur vlerën e -17 gradë celsius kanë shkaktuar probleme të mëdha në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës, banorët e të cilëve janë pa ujë të pijshëm, për shkak të ngrirjes së tubacioneve.

Në disa zona të qarkut raportohen gjithashtu edhe probleme me energjinë elektrike, ndërsa në zonat e thella malore disa rrugë janë të bllokuara dhe ka prezencë të madhe të akullit, duke përbërë një rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura disa gradë nën zero kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të vendit, veçanërisht në ato malore, ku përveç bllokimit të rrugëve, probleme janë regjistruar edhe me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm.

Mat/ Bie zjarr në dy banesa në fshatin Vinjoll, lëndohet 80-vjeçari

0

Njoftimi i komisariatit Mat

Mat/ Me datë 23.01.2022, në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.


Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Dibra nën “pushtetin” e acarit/ Kryebashkiaku Murrja: Situata është brenda normalitetit

0

Situata më problematike paraqitet në Dibër ku temperatura ka arritur deri në -16 gradë. Kryebashkiaku i Dibrës, Shkëlqim Murrja ka dhënë detaje mbi situatën në të cilën ndodhet ky qark, pas reshjeve të dendura të bores dhe uljes eksteme të tempraturave.

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve të Vizion Plus,Murrja tha se situate është brenda normalitetit.

“Situata është brenda normalitetit. Vijon të ketë tempretura të ulëta të acarta por që për hir të vërtetës, të ghitha rrugët si atonacionale dhe ato që lidhin njësitë administrative janë të aksesueshme. Kemi vendosur në eficence të gjitha kapacitete e bashkisë për t’i ardhur sa më afër qytetarëve”, tha Murrja.

Ai theksoi se asnjë nga fshatrat nuk është i bllokuar.

“Ka pasur një operim të vazhdueshëm që rrugët të jenë të kalueshme. Drejtuesit e mjeteve duhet të përdorim zinxhira dhe goma dimërore. Ka pasur një bashkëpunim midis drejtorisë së shërbimeve publike dhe drejtorisë së qarkullimit rrugor”, tha ai.

Stoqet e kromit në Bulqizë “fshijnë” varret e viktimave të komunizmit

Dhjetëra ish të burgosur në kampin e Burgut të Bulqizë-s, që ndërruan jetë në rrugë natyrale ose për shkak të aksidenteve gjatë punës së detyruar në minierë, nuk u gjenden varret. Një numër i konsiderueshëm të burgosurish “ordinerë”, të dënuar nga regjimi komunist i kohës me punë të detyruar në minierën e Bulqizës, që vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit, u varrosën në afërsi të burgut, pa as më të voglën mundësi identifikimi të varreve të tyre.

Inxhinieri gjeolog në minierën e Bulqizës, Jorgo Kola, që punoi 32 vjet në galeritë e kësaj miniere, tregon se kampi i të burgosurve i hapur në vitet ‘50, me punën e detyruar të të burgosurve të tij, ndikoi fuqishëm në rritjen e prodhimit të nxjerrjes së kromit. “Por, përkrah këtij kontributi të vyer që jepnin me punën e tyre të burgosurit, qëndrimi i zyrtarëve të regjimit komunist ndaj tyre ishte dhe mbeti tejet çnjerëzor”, thotë inxhinieri.

“Të paktën 40 deri në 50 persona të burgosur në këtë burg – vazhdon të tregojë ai – të cilët vdiqën në rrugë natyrale ose aksidentalisht, varroseshin në afërsi të burgut gjatë natës në kushte misterioze dhe fshehtësi të plotë, larg syrit të njerëzve dhe të afërmit e tyre as që njoftoheshin, por e merrnin vesh kur vinin për t‘u takuar me ta”. tregon Kola.

Puna ndër vite në galeritë e minierës, bëri që këta varre të mbuloheshin me sterile kromi, ku aktualisht pak gjurmë të këtyre varreve, për të mos thënë fare, mund të dallohen. Ndërkohë, ka pasur raste kur vdekjet e të burgosurve kanë ardhur edhe aksidentalisht, nga puna në galeritë e kromit. “Në një aksident të ndodhur në zonën jugore të minierës – kujton inxhinieri Jorgo Kola – nga zjarri i rënë në një nga galeritë e thella të kësaj zone, humbën jetën 11 të burgosur që u dogjën nga flakët apo u asfiksuan nga tymi. Por nuk u lejua që trupat t‘u jepeshin familjeve të tyre për t‘i varrosur”.

Sipas Kolës, i vetmi ndryshim në varrosjen e këtyre 11 të burgosurve ishte se u lejua varrosja e tyre në varrezat e qytetit të Bulqizës. Në fillim të viteve ‘90 shumë familjarë dhe të afërm të të burgosurve të regjimit komunist, që vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit në Burgun e Bulqizës, kanë ardhur në qytezën e minatorëve për t‘u interesuar për gjetjen e varreve të të afërmve të tyre. Por, në asnjë rast një gjë e tillë nuk është mundësuar, pasi sterili i mineralit ka zhdukur përfundimisht çdo gjurmë të tyre.

Kërkimet e familjarëve vazhdojnë edhe sot. Në verën e vitit të kaluar, tregon inxhinier Jorgoja, erdhi një djalë emigrant në Angli që kërkonte varrin e babait të tij. Vetëm sa e çova te zona e varreve, ku edhe ai vetë, thotë inxhinieri, u bind se gjetja dhe identifikimi i varrit të babait të tij ishte e pamundur.

“Pavarësisht krimeve që mund të kishin kryer, edhe ata ishin njerëz, dhe të paktën pas vdekjes e meritonin të kishin një varr si të gjithë njerëzit e tjerë”, thotë inxhinieri Kola, i cili i ka njohur shumë nga këta të burgosur të mbetur pa varr, pasi për dekada me radhë ka drejtuar punimet në galeritë e minierës së Bulqizës.

Nga Sami Curri Bulqiza ime

Sërish në udhëkryq Bulqiza

Nga Martin Cukalla

Nuk bëhet fjalë për krahinën a për qytetin, dhe as gjithë minerën që përfshin vendburimin e Kromit të Bulqizës. Këtu flitet për Zonën Veriore të Bulqizës, minierë që menaxhohej nga Grupi Balfin si pjesë e koncesionit të AlbChrome që nga viti 2007.

Ishte për t’u përshëndetur kalimi në dorë të biznesit shqiptar të degës më të rëndësishme minerare të vendit, asaj të kromit, me shpresën që ecuria do të ishte jo thjesht fitimprurëse për koncesionerin, por edhe për shtetin shqiptar, komunitetin bulqizak dhe puntorët e minierës.

Dhe unë publikisht e përshëndeta.

Tani, thashethemi që qarkullonte tash sa vjet, vjen si lajm i trishtë se AlbChrom u shit tek grupi turk “Yldirim”.

Pa mohuar dy arritje të bujshme të AlbCromit në Bulqizë, përfundimin e hapjes së Traverbankut të Klosit dhe ndërtimin e Pusit nr. 9 që mundëson shfrytëzimin e mineralit të pasur të kromit në nivelet 17-22 e ndoshta deri në nivelin 24 – veprimtarinë tjetër të saj do ta çmoja të dështuar.

Nuk do të kishte rëndësi asnjë vështrim i kësaj çështjeje, nëse nuk do të çmonim zonën “Bulqiza Veri” si të vetmen ku aktualisht nxirret krom nga blloqe minerare të pacënuar. Minierat e tjera që rrodhën nga copëzimi i Bulqizës e Batrës, e që numurohen mbi 50 të tilla, nxjerrin krom nga punimet e vjetra e zgjatimet e tyre, çka në termin minerar do të thotë që kemi të bëjmë me miniera në shuarje.

Për perspektivën e afërt, kjo përkthehet se po vjen një vit që prodhimi aty të ndërpritet.

Të shmangësh Zonën Veriore të Bulqizës nga prodhimi i kromit do të thotë të shmangësh perspektivën e prodhimit të kromit të pasur në vendin tonë. Dhe të mos harrohet se, me këtë krom janë të lidhura ngushtë dhe dy qendrat e metalurgjisë së tij: Elbasani e Burreli.

Nëse do vlerësohej që dështimi në AlbChrom lidhet me politikën, flitej se pas kësaj qëndron rënia e një politikani të lartë me interesa ekonomike në koncesion, nuk do përceptohej si dështim.

Dështimi ekonomiko-financiar është më i dukshmi; pusi 9 konsumoi 26 milion e Euro nga rreth 14 milion të parashikuara në projektin fillestar dhe jo vetëm për shkak të një shpërthimi hidrogjeni shkatërrues që ndodhi në të. Këtë shifer unë e përkthej në rëndimin e kostos së mineralit me rreth 45 dollarë për ton krom të shitur.

Më tej mund të numërojmë si dështime:

  • Shteti, komuniteti lokal dhe punëtorët nuk përfituan çka kishin shpresuar;
  • Edhe disa problem teknike që lidhen me thellësinë kritike ku zhvillohet aktualisht shfrytëzimi, nuk gjetën zgjidhjet e përshatshme tekniko-ekonomike;

Dhe më e rëndësishmja.

  • Kufijtë e trupit për të shtuar rezerva të reja të mineralit të kromit, nuk u shtynë në asnjerën anë të kësaj pjese të vendburimit.

Grupi Balfin i dha duart AlbChromit dhe, pak rëndësi ka tanimë, fitoi apo humbi nga “loja” me Bulqizën.

Rendësi kanë dy gjëra:

  • Koncesionin e kromit e mori një firmë turke, dhe pa e paragjykuar, theksoj që Turqia është një nga tre vendet e para në botë me prodhim të konsoliduar të kromit të paktën në 70 vjetët e fundit.

Tregu i kromit vuan përherë jo pasojat e mungesës së tij në treg, por faktin qe ka përherë tepricë minerali, çka favorizon konsumatorët dhe vë në vështirësi shitjeje prodhuesit tanë edhe pse aftësitë metalurgjike të kromit shqiptar janë më të mira se ai qe prodhohet tjetërkund.

Politika zhvillimi në burimet minerare të një vendi tjetër bëjnë, jo vendet që i prodhojnë ato minerale, por vendet që i konsumojnë.

Dhe së dyti:

  • A po i kërkohet koncesionarit të ri një program gjeologjik kërkim-zbulimi për të përtërirë, nëse mundet, gjendjen e rezervave të kromit të pasur? Po marrëdhënia e tij me komunitetin dhe puntorët si do jetë?

Qeverisja aktuale dhe autoritetet lokale të Bulqizës kanë në dorë tani, (më pas do të jetë vonë, mendoj unë) ta ruajnë edhe për 15-20 vjetët e ardhshëm nivelin e prodhimit e të punësimit të sotëm në minierat e Bulqizës, ose aty në Bulqizë do shihen stoqet e gurëve që u nxorrën dikur nga galeritë, shtëpi të braktisura qytetarësh dhe do të lexohet një histori e përmbyllur kromi.

*** Martin Cukalla është një inxhinier i industrisë minerare, i cili për mëse 35 vjet ka drejtuar sektorët më të vështirë të minierave shqiptare nga jugu në veri të vendit. Ka një eksperiencë të madhe në fushën e shfrytëzimit të minierave, por edhe të drejtimit të tyre. Cukalla ka mbajtur detyrën e ish-zv. ministrit të Industrisë së minierave dhe  ish-drejtor i Minierës së Bulqizës para viteve ’90-të.

Zbulohet kush është kandidati potencial i PD për bashkinë e Dibrës

0

6 marsi i zgjedhjeve të pjesshme po afron dhe gara midis kandidatëve brenda partive po arrin momentet finale.

Më parê mattv.al bëri të ditur kandidatë që propozohen nga PS për kreun e bashkisë Dibër ku shumë shpejt pritet të bëhet zgjedhja nga kryeministri Rama.

Përsa i përket kampit demokrat burime për Mattv.al bëjnë me dije se i preferuari i PD-s zyrtare është Luan Haka.

Haka ishte kandidat edhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe mori 4374 vota personale.

Ish kandidati për deputet Luana Haka duket se gëzon mbështetjen edhe të kryetarit të degës Dibër Naim Kazidede.

Fjalën finale për këtë kandidaturë pritet ta ketë kryedemokrati Basha teksa është e paqartë nëse Komisioni i Rithemelimit so të sjellë një kandidat të tyre.