Home Blog Page 323

“Komplot me Foltoren”, biseda me Nokën, Manja: S’është faji im që ju e keni shpallur kulak

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të një bisede në Whatsapp me deputetin demokrat Flamur Noka të publikuar sot në media, ku është e paqartë përmbajtja e komunikimit mes tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se Alibeaj ka folur për një komplot me “Foltoren” e Berishës por theksoi se me Nokën ka 10 vite në një sallë parlamenti dhe nuk është faji i tij pse demokratët e kanë shpallur kulak.

“Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im. Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama.

Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar. Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor.

Luftohet çdo ditë. Mos kujtoni se ata që na ndjekin ju besojnë ju në këtë që thoni. Sepse nuk i besoni ju vetë këto që thoni në Foltore. Duke qenë se jemi në ligjin e noterisë, nga mbi 400 licenca noterësh, 319 i keni dhënë ju. Tani flisni ju për sistemin noterial. Kjo nuk duhet t’iu pengojë të bashkoni votat me ne për ligjin e noterisë.  Janë rekomandime që na i kanë dhënë organizmat kombëtarë që kemi marrë”, deklaroi Manja.

I kallëzuar nga ish magjistratët/ Një tjetër anëtar i KPA nën hetim, për çfarë akuzohet

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pasi është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Ai është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Në të njëjtin kallëzim ishte edhe emri i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për të njëjtën akuzë, “falsifikim dokumentash”.

Rastet e hetimeve brenda vetë anëtarëve të KPA apo KPK vënë në dyshim vetë procesin e Vetingurt, që është kryer nga këto institucione.

Anëtarët që duhet të bëjnë Vetingun e kolegëve të tyre, janë vetë nën hetim apo në shkelje të ligjit.

Operacion antidrogë në Mat, ndalohen 14 persona, ishin nën monitorim dhe përgjim

0

Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Abaz Muça ka zhvilluar një operacion antidrogë ditën e sotme.

Deri tani janë të paktën 14 persona të ndaluar dhe një i shpallur në kërkim. Ndërkaq mësohet se këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej dy vitesh.

Detaje të tjera të operacionit i cili është në zhvillim e sipër priten në orët në vijim.

EMRI/ Zbulohet kandidati më i përfolur i socialistëve për Dibrën në zgjedhjet e pjesshme lokale

0

Një emër tjetër është zbuluar nga ana e socialistëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Gazetari Muhamet Veliu duke iu referuar burimeve nga PS raporton se në takimin e kryeministrit Edi Rama, me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Ulsi Manja dhe deputetët e qarkut, është propozuar emri i Rrahim Spahiut për qarkun e Dibrës.


Spahiu prej vitesh ai punon si drejtor i një banke të rëndësishme në vend. Deri në vitet 2000 ai ka punuar në një bankë private në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaft të mira me banorët e kësaj zone.

“O Xhelal mashtruesi, banorët thirrje deputetit Mziu: Po hajde thuaje një fjalë

0

Banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës i kanë kërkuar ndihmë deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut, teksa ky i fundit u pa nga banorët duke u futur në Kuvend.

Teksa Mziu futej në Kuvend, ata i kanë bërë thirrje që ‘i bashkohet protestës së tyre, duke mos e kursyer edhe ironinë.

“YYYYY o mashtuese, o Xhelal mashtruesi. Po hajde thuaje dhe ti nje fjalë për ne. Apo do ndërtohesh edhe ti tek Unaza?,”-thanë njëzëri protestuesit.

6 marsi/ Flet Kreshnik Çollaku: Shance të fitojmë në 5 nga 6 bashkitë, Komisioni i Rithemelimit të mos i bëjë dhuratë në tavolinë Ramës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kërkuar që lufta e brendshme në PD të ‘spostohet’ pas datës 6 mars, kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ai shprehu besimin se PD mund të fitojë në 5 nga 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet, por gjithmonë në rast se Komisioni i Rithemelimit nuk del me kandidatët e saj më vete apo në bashkëpunim me LSI ose koalicione të tjera, gjë e cila do dëmtonte shumë PD-në.

Në fakt, Çollaku e sheh kandidimin më vete të Komisionit të Rithemelimit si një ‘dhuratë’ në tavolinë për kryeministrin Edi Rama.

Flet Kreshnik Collaku

Data 6 mars, zgjedhjet në 6 bashkitë, ngjajnë pak si kripë mbi plagët e krijuara në tensionet e brendshme në PD, që filluan pas datës 9 shtator kur z.Basha mori një vendim për të respektuar një standard të PD-së me SHBA-të. Nuk kemi çfarë t’i fshehim më këtyre tensioneve. Kulmi u arrit në sulmin e datës 8 janar. Patjetër ne kemi detyrën të ballafaqohemi me këtë situatë. Ideja për të gjetur një kandidat fitues në Bashkinë Dibër, ka filluar të shqyrtohet që në zgjedhjet e 25 prillit. Në 5 nga 6 bashkitë PD ka shance shumë të mira për t’i fituar. Kam parë qëndrimet e një grupi ish-zyrtarësh të PD, një grup njerëzish që për motive te drejta apo të padrejta kanë qëndrim refrektar ndaj PD-së, që siç u pa dhe dje nga vendimi i Gjykatës së Tiranës kanë një kryetar të ligjshëm. Ka një grup të pakënaqurish që kanë kontestuar zotin Basha. Në këtë situatë zgjedhore,  ky grup duket se nuk administron dot inatin kundër Lulzim Bashës. Interesi më i madh është fitorja e demokratëve në ato zona. Edhe nëse është fitore, dhe nëse është humbje, nuk i shkakton asgjë Lulzim Bashës, në kuptimin e një spalete të hequr apo të shtuar. Kush humbet? Nëse vazhdojmë në këtë retorikë përçarëse, humbasin demokratët tanë në këto 6 bashki. Ky grup njerëzish duhet të ndalet dhe mos shikojë 6 marsin si një mundësi për të ndëshkuar Lulzim Bashën.  Të mos sabotojnë fitoren e PD-së duke prodhuar kandidatë brenda llojit, apo nën koalicione me LSI, që në datë 7 mars të kenë argumente më shumë për të sulmuar Lulzim Bashën. Ka argumente boll për ta sulmuar Bashën. Nxjerrja e disa kandidaturave brenda PD-së do të ishte një dhuratë në tavolinë për mazhorancën socialiste që as nuk do ta kishte imagjinuar që do drejtonte bashkinë e Shkodres një ditë.


Përndiqte dhe kërcënonte me mesazhe të renë, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit në Bulqizë (EMRI)

Një 34-vjeçar u arrestua ditën e sotme në Bulqizë pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale Lumturi Suti, 34-vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Bulqiza.info

Prefekti Shehu zhvillon mbledhjen e parë të Organit Këshillues pranë këtij institucioni

0

Është zhvilluar këtë të Mërkurë mbledhja e parë e Organit Këshillues që drejtohet nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ky organ përbëhet nga Kryetarët e katër Bashkive të Qarkut Dibër, nënprefektët dhe drejtuesit e institucioneve kryesore qëndrore në nivel vendor në Qark. Në këtë mbledhje, kryetarët e Bashkive Mat, Bulqizë, Klos e Dibër, pasi bënë një rezyme të punës së vitit të kaluar, shpalosën objektivat e vitit 2022 të cilat konsistonin në investime në infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm, systemin vaditës, menaxhimin e mbetjeve urbane etj.

Ndërkohë, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se ky organ zhvillon takime përmujore ku përcaktohen detyra dhe raportohet për realizimin e tyre.

Po ashtu në këtë mbledhje raportuan edhe drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor të cilët janë pjesë e organit këshillues pranë prefektit të Qarkut Dibër.

Situata e krijuar nga acari i ditëve të fundit në Dibër e Bulqizë, Shehu: Nuk paraqiten probleme

0

  Temperaturat e ekstreme të motit krijuan mjaft probleme sidomos në Bashkitë Bulqizë e Dibër nga e hëna deri këtë të mërkurë. Por gjatë ditës së sotme ka patur rritje temperaturash në të gjithë vendin duke përmirësuar situatën edhe në zonat problematike. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se momentalisht situata paraqitet e qetë dhe se të gjitha zonat rurale kanë komunikim me zonat urbane kryesisht në Bashkitë Bulqizë e Dibër. Po ashtu, Shehu shtoi se aktualisht probleme nuk ka as me furnizimin me energji elektrike e me ujë të pijshëm.

Sinoptikanët parashikojnë temperatura në rritje në ditët në vijim deri në ditët e para të muajit Shkurt ku do të ketë sërish rënie, por jo në nivelet e këtyre ditëve të fundit.

Situata e infektimeve, Qarku Dibër zbret i fundit në shkallë vendi

0

Numri i infektimeve me Covid-19 në Qarkun Dibër vijon të jetë me shifra të larta çdo ditë. Megjithatë në shkallë vendi ky qark radhitet i fundit pasi në Qarkun Kukës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit rastet e reja. Në Qarkun e Dibrës numrin më të lartë të të infektuarve ditor e mban Dibra me afro 20 raste çdo ditë. Ndërkohë duket një rënie e lehtë e infektimeve në Mat ditët e fundit, ku janë zbuluar 2 deri në 3 të infektuar në harkun e 24 orëve.

Në të gjithë qarkun aktualisht janë rreth 240 të infektuar aktiv me koronavirus. Autoritetet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse ndaj infektimit nga virusi i rëndë.

Po ashtu, apeli i tyre shkon edhe për vaksinimet çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.