Home Blog Page 320

Kandidatët e Rithemelimit/ PD: Emrat e Sali Non-Gratas nuk janë kandidatët tanë

0

Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni për Rithemlimin bëri publike emrat për zgjedhjet e 6 marsit. PD shkruan se emrat e shpallur sot nuk janë kandidatë të partisë. Sipas njoftimit, ish-kryeministri Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, shkruhet në njoftim.

Burreli barazon edhe në Berat, ndeshja me Tomorin përfundon me porta të paprekura

0

Është zhvilluar këtë të shtunë ndeshja e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, mes Tomorit të Beratit dhe Burrelit.

Ndeshja pati një rivalitet të fortë mes skuadrave që kërkojnë me ngulm ngjitjen drejt kreut. Por asnjëri nga ekipet nuk ka mundur që për 90-të minuta lojë të gjejnë rrjetën e portës kundërshtare.

Ndonëse rastet e skuadrës së drejtuar nga tekniku Alert Alcani nuk munguan, finalizimi me gol i tyre ishte i pamundur falë mbrojtes me fanatizëm të portës vendase nga beratasit.

As ndryshimet e bëra në pjesën e dytë të takimit nuk ndryshuan asgjë, duke bërë që e gjithë loja të mbyllej Tomori 0 e Burreli 0.

  Ekipi i Burrelit do të presë javën e ardhshme në shtëpi skuadrën e Butrintit të Sarandës për tu përballur në javën e tretë të fazës së dytë. Sakaq, renditja aktuale e skuadrave kryesohet nga Bylis, pasuar nga Erzeni, Korabi, Tomori, Apolonia dhe Burreli.

Rruga Burrel – Skuraj e degraduar dhe e lënë në mëshirë të fatit, drejtuesit e mjeteve: Të hetohet kompania “Geci”

0

Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj vijon të jetë në gjendje skandaloze. Ndonëse për mirëmbajtjen e tij shteti paguan qindra milionë lekë, asnjë ndërhyrje për përmirësimin e gjendjes nuk është bërë. Në segmentin nga Skurajt deri në Qafën e Ulzës ka rënie të vazhdueshme të gurëve të cilët janë kthyer jo vetëm në problem por edhe ë rrezik të madh për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Po ashtu një tjetër problem i vazhdueshëm në këtë rrugë është edhe prania e madhe e gropave. Në këto ditë dimri, gjendja është rënduar sëtepërmi edhe për faktin se aksi nuk e ka më vëmendjen e mëparshme pas hapjes së qarkullimit në rrugën e Arbrit. Drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë shprehen se autoritetet duhet t’i kërkojnë llogari firmës “Geci” e cila duhet ta mirëmbajë dhe të përmirësojë gjendjen e rrugës e jo ta lërë atë të degradojë në këtë gjendje që është sot.

Edhe pse është hapur qarkullimi me Tiranën në rrugën e Arbrit, aksi nacional Burrel – Skuraj vijon të ketë një fluks të lartë lëvizjeje pasi shumë qytetar i drejtohen Laçit, Shkodrës, Mirëditës e Lezhës nëpërmjet kësaj rruge.

Avokati Ngjela mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kurt Kolës: Fli i qetë miku im, historia që ke lënë pas do të të japë përjetësinë

0

Avokati Spartak Ngjela i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish-kryetarit të të përndjekurve, Kurt Kolës, i cili u nda nga jeta në prët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të koronavirusit.

Ngjela shkruan se Kurt Kola rridhte nga një familje patriotësh të mëdhenj dhe heroikë, ndërsa shton se historia që ka lënë pas vetes, do t’i japë atij përjetësinë.

Sot në ora 04 të mëgjest, u nda nga jeta Kurt Kola, një hero i rezistencës antikomuniste në Shqipëri.

Kurt Kola rridhte nga një familje patriotësh të mëdhenj dhe heroikë, në luftën e tyre patriotike në shekuj, por që spikati me heroizmin kombëtar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore; dhe, sidomos, në vijimin e saj pas vendosjes së regjimit tiranik të Enver Hoxhës. Bilal Kola, i ati i Kurt Kolës, bashkë me të dy djemtë e tij, u hodh në luftë drejt kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Me formacionin e tij ushtarak, Bilal Kola luftoi deri sa rezistenca antikomuniste u shua në Shqipëri.

Bilal Kola ishte trim dhe patriot i madh; dhe me të dy djemtë e tij kaloi në Jugosllavi, ku serbët, me kërkesë të Enver Hoxhës; e vranë; bashkë me të dy djemtë e tij: Gani dhe Hamit Kola, 19 dhe 17 vjeç secili.

Kurse Kurt Kola nuk kishte ende moshë për luftë.

Por, edhe Kurt Kola e vijoi luftën kundër regjimit tiranik të Enver Hoxhës; kudo ku ka qenë: në burgun e gjatë komunist, mbi 25 vjet; para burgut gjithashtu, dhe, në të gjithë periudhën pas burgut, për të kërkuar drejtësinë shoqërore dhe demokracinë në Shqipëri.

Që nga viti 1991, e gjithmonë në tridhjet vjet, Kurt Kola ishte një zë i madh për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ishte njeri me personalitet të lartë; i drejtë dhe humanist.

Ai jetoi me nder; luftoi si luftëtar me guxim absolut, njëlloj si i ati i tij.

Kurt Kola nuk ka gabuar asnjëherë në politikë, asnjëherë në parimet humaniste dhe, asnjëherë në zgjedhjen e tij në angazhimin e drejtë kundrejt popullit të vet.

Do të na mungojë; por ka lënë mbrapa tij historinë e vet të veçantë të njeriut që kurrë nuk u mposht dot nga ligësia tiranike; që kurrë nuk e pranoi kompromis me të keqen që i kanosej familjarisht, me dekada në Shqipëri; dhe, që, gjithmonë me sjelljen e tij humaniste, luftoi dhe punoi për atdheun e vet dhe për të gjithë shqiptarizmin.

Fli i qetë miku im, se historia që ke lënë mbas vetes, do të të japë përjetësinë.”, shkruan Ngjela.

DASH: Etiketimi “non grata” për Berishën nuk ka kthim pas

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht.

Berisha përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.

Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e  fundit të Berishes, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtetet e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për  shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime  në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën. 

“Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të  përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si  Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në  përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të  jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave  të njeriut.

Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja  dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion  domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë.

I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste  nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi  pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve  të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe  vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e  Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC)  mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni  tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre”,tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se Berisha i referohet vendimeve te  Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit.

Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur specifikoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Komisioni i Rithemelimit të PD prezanton kandidatë pë primaret në Bashkinë Dibër

0

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka bërë publik sot kandidatët në primaret për Bashkinë Dibër.

Kandidatët e përzgjedhur janë:

1.Behar Dema me profesion ekonomist

2. Dafina Muda me profesion psikologe

3. Premtim Kryemadhi me profesion arsimtar

Vijon…

Akulli bëhet burim aksidentesh në rrugën e Arbrit dhe atë Klos – Burrel

0



Prania e akullit në rrugë është kthyer në burim aksidentesh në rrugën e Arbrit dhe atë nacionale Klos – Burrel.

Megjithëse nuk ka patur reshje bore, lagështia e krijuar në asfalt është kthyer në akull gjatë orëve të natës ku temperaturat kanë zbritur deri në- 3 gradë celsius.

Firmat mirëmbajtëse të këtyre rrugëve nuk kanë bërë kriposjen, e për pasojë është krijuar akull.

Në orët e paradites ka patur disa aksidente, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm me dëme materiale.

Aksidentet janë shënuar në disa pika të rrugës Klos – Burrel, kryesisht në zona që nuk përshkohen nga rrezet e diellit gjatë stinës së dimrit.

Mulliri që bashkon Dibrën dhe Kukësin, aty ku fëmijët martoheshin që pa lindur

0

Nga Valdrin Vlesha

Ujërat e Burimit të Postovirës përpara se të derdheshin furishëm në luginën e lumit Drini i Zi kalonin nën gurin e një mulliri shekullor.

“Mulliri i Postovirës” mendohet se u ndërtua nga fisi Marku nga fshati Vrej i Kukësit. Ai dikur njihej si një pikë bashkimi e zonës së Kukësit me të Dibrës.

Banorët që dyndeshin nga të dyja zonat për të bluar në mullirin e vendosur përbri Drinit të Zi, në një peizazh piktoresk, nisnin të bisedonin edhe për fatin e fëmijëve të tyre, duke mësuar se kush ka djalë apo vajzë për të martuar dhe opinionin e fshatit për familjen. 

Por një pjesë e tyre sipas traditës “martoheshin që në bark”, ende pa lindur. Ajo realizohej kur të dy burrat i kishin nuset shtatzëna dhe krijonin miqësi, me parimin se nëse një prej foshnjeve është vajzë dhe tjetri djalë, ato martoheshin kur mbushnin moshën. Por nëse fëmijët ishin të njëjtës gjini nuk realizohej martesa, por të dyja familjet mbeteshin miq.

Mulliri shërbente kështu edhe si një pikë diskutimi jo vetëm për fatin e fëmijeve por edhe të çështjeve që lidheshin me fshatin. 

Mulliri i Postovirës. Foto: Valdrin Vlesha

Për banorët vendi ku gjendet mulliri është edhe zonë e shenjtë, “vakëf”. Sipas historisë së treguar ndër fshatra, një hajdut niset për të vjedhur natën drithin që ishte bluar.

Pasi mori çfarë mundi, u nis për të ikur dhe pas ecjes së gjatë përgjatë gjithë natës, në të zbardhur e gjeti veten përsëri tek dera e mullirit. I tronditur, e la drithin dhe iku tek mullixhiu duke i rrëfyer çfarë kishte ngjarë. Pas kësaj ngjarje nuk ndodhi më asnjë vjedhje në mulli.

Godina ishte dy katëshe. Në katin e parë ishte vendosur mulliri për blurje drithërash, ndërsa kati i dytë shërbente për prodhimin e shajakut (kashnikut), që ndryshe quhet edhe valanicë.

Mulliri sot paraqet vetëm vlera historike, pasi është jashtë funksionit dhe me ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës do të përmbytet.

________

Kjo përmbajtje është përgjegjësi e autorit të cituar në shkrim dhe jo e redaksisë sonë. Artikulli është publikuar në kategorinë “Blog”, një hapësirë mendimi e pavarur nga redaksia e Medias Amfora. Ne synojmë të nxisim profesionistët, dashamirësit e trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm, të kontribuojnë me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës, duke krijuar vlerë në informimin e publikut.  Krijoni profilin tuaj dhe postoni artikuj në faqen e Medias Amfora. Për më shumë ndiqni videon udhëzuese duke klikuar KËTU. Për çdo sugjerim, kritikë apo ankesë mbi këtë përmbajtje, ju lutemi na shkruani në emailin: [email protected]

Foto në krye: Mulliri i Postovirës. Foto: Valdrin Vlesha

Ndërron jetë nga Covid-19 Kurt Kola, Ish Kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik

0


Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare si pasojë e Covid – 19, Ish Kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik të Shqipërisë, Kurt Kola. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij Bilal Kola në një postim në rrjetin social Facebook.

Kurt Kola ka lindur në fshatin Macukull dhe prej vitesh jetonte në Tiranë.

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Macukull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 [1]kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak. Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës [2] deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

Ekzekutimi i dibranit Bledar Muça, Artan Hoxha niset drejt vendit të krimit

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha është nisur drejt Anverse, Belgjikë, vetëm pak ditë pasi një atentat që iu bë Bledar Muçës.

Atentati i mori jetën krahut të djathtë të fisit Çapja, Bledar Muçës, e fill pas kësaj Hoxha ka mbërritur në vendin e krimit.

Ai ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale për ta dokumentuar këtë udhëtim.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë, Anverse. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

Bulqizainfo