Home Blog Page 1210

SPITALI I BURRELIT PA GJAK

0

Në mungesë të gjakut në spitalin “Xhavit Mara”, Burrel, Shefi i Shërbimit Spitalor, Behar Sina, apelon ndaj qytetarëve për dhurim vullnetar të gjakut. Sina sqaron gjithashtu se sistemi i patronazhimit me mjekë obstetër-gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni” të Tiranës për maternitetin e Burrelit, do të vijojë.

BUSHKASH, AMORTIZIMI I RRUGËS

0

Amortizimi i rrugës kryesore të fshatit Bushkash, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, ka irrituar të 120 familjet e këtij komuniteti ndaj pushtetit vendor. Ata kanë marrë një vendim, që nëse nuk do të ketë asnjë investim në këtë rrugë, nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit.

“BURRELI” NIS MERKATON E DIMRIT

0

Ekipi ynë i futbollit “Burreli” nis merkaton e dimrit duke bërë dy blerjet e para zyrtare, ndërsa po projektohen edhe blerje të tjera të rëndësishme. Kështu përveç dy emrave të lojtarëve të bërë publik, Nikshiqi dhe Bërdufi, trajneri Plori ka në shënjestër edhe qendërmbrojtësin nga Mali i Zi, që aktualisht luan me “Kamzën”.