Vendi ynë po përballet vazhdimisht me ndotjen e ambjentet për shkak të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend. Një situatë problematike shihet edhe në rrethinat e qytetit të Peshkopisë. Siç shihet përroi i lagjes së llixhave është tejet i ndotur.
Mbeturina nga më të ndryshme janë hedhur në këtë përrua duke nisur nga ato të konsumit të përditshëm e deri tek mollët e pa shitura të fermerëve dibranë. Banorët e kësaj lagjeje shprehen se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë pasi jo vetëm është një imazh i keq për qytetin, por krijohet edhe një ndotje e madhe.
Me një situatë të tillë përballen edhe frekuentuesit e ujërave termale të qytetit të Peshkopisë. Por një problem është edhe ndërgjegjësimi qytetar pasi edhe pse aty ndodhen 2 kontenier të vendosur nga bashkia, siduket nuk janë shfrytëzuar aspak.
Një panoramë e ngjashme shihet në të gjithë territorin përreth qytetit të Peshkopisë, duke krijuar një imazh të keq për të gjithë ata që e vizitojnë këtë qytet.
Rruga e dëmtuar e lagjes “Fejre e Madhe” në Baz
Gjendja e rrugëve rurale në Mat përkeqësohet shumë sa herë ka reshje shiu. Një situatë e ngjashme është krijuar edhe me rrugën e lagjes “Fajre e Madhe” në Njësinë Administrative Baz.
Reshjet e shirave të rënda ditët e fundit kanë nxjerrë në pah këtë problematikë. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është e gjitha me gropa të mëdha ku janë krijuar pellgje uji.
Vetë banorët thonë se ndërhyrja nga ana e bashkisë nuk është bërë ashtu siç duhet për shkak se nuk janë hapur kanalet kulluese anësore çka ka sjellë edhe dëmtimin e rrugës:
Nga ana tjetër banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, pasi kalimi i mjeteve në këtë rrugë është shumë i vështirë sidomos kur ka reshje shirash.
Stadiumi “Liri Ballabani” i Burrelit, në gjendje të mjerueshme dhe i harruar totalisht
Në Shqipëri shumë pak investohet nga bashkitë në skuadrat e futbollit, ndërsa për infrastrukturën as aq nuk bëhet fjalë. Të paktën, po të shohësh stadiumet shqiptarë habitesh me gjendjen e tyre kaotike.
Disa janë pa tualete, e disa të tjerë pa dyer e xhama. Një nga klubet që ka përjetuar krizë financiare të shpeshtë në vitet e fundit është edhe skuadra e Burrelit. Matjanët, kanë vuajtur shumë, ndërsa lojtarë shpesh kanë bojkotuar seancat stërvitore, e madje 2-3 herë edhe këtë sezon.
Por, ajo që të habit është tribuna e stadiumit “Liri Ballabani”. Të vjen vërtetë keq ta shohwsh, ndërsa kushtet e mjerimit në të cilat ndodhen është për të vënë duart në kokë. Pa thënë se edhe mbulesa e saj duket sikur e kanë shqyer! Ndërsa askush nga bashkia që ka për detyrë dhe ka në administrim impiantin sportiv nuk kujtohet as me një rikonstruksion modest…
(Shkrim i marrë nga Vipsport.al)
Rikthehen grabitjet spektakolare në Rinas. Dyshohet për viktima
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në afërsi të Rinasit. Disa persona kanë grabitur një autoblind e cila transportonte vlera monetare.
Paraprakisht dyshohet se ka një të vdekur, por nuk dihen ende rrethanat e qarta të precipitimit të ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se nga kjo pritë grabitësit kanë arritur të marrin një sasi parash prej 2 milion eurosh.
Një mjet i cili po transportonte para është grabitur në Rinas, ndërkohë mësohet se mjeti të cilin kanë përdorur grabitësit mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor.
Makina me të cilën është kryer grabitja ka qenë një furgon i bardhë pa targa ndërsa personat kanë qenë të veshur me uniformë ushtarake..
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit dhe dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.
Burime bëjnë me dije se paratë do transportoheshin jashtë vendit ndërkohë Policia ka ngritur post-blloqe në të gjithë kryqëzimet kyçe.
Në vendngjarje kanë shkuar prokurorët e Prokurorisë Krimeve të Rënda si dhe forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s.
Dibër/. Arrestohet hakeri që ishte në kërkim nga Gjermania
Deklarata e zyrës për shtyp të Policisë Vendore Qarku Dibër:
Kapet dhe arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Terror i policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit, disa të plagosur
Skena në kufijë të të pabesueshmes janë ato që banorët e Bregut të Lumit kanë përjetuar në orët e para të mëngjesit. Qendimi i tyre në ditën e djeshme kundër policisë ku shum nga efektivët u sulmuan, ka bërë që kta të fundit të realizojnë një aksion për të arrestuar shumicën e banorëve që banojn aty. Kësaj rradhe ndërhyrja e policisë ka qënë brutale duke lënë disa nga banorët të plagosur. Gjithashtu policia ka përdor edhe gaz lotjsjellës për të shmangur çdo kundërpërgjigje të banorëve.
Kujtojmë se banorët e Bregut të Lumit kanë kërkuar dëmshpërblim për shembjen e banesave dhe janë shprehur se nuk janë kundër rrugës së planifikuar aty.
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka zhvillon takim në Mat
Pas takimit të zhvilluar me ftestë të Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka zhvilloi një takim edhe me drejtues e frekuentues të Bibliotekës Mat. Takimin e mbajtur në natyrë, e hapi Përgjegjëesja e Bibliotekës Mat, Fiqirete Kurti e cila tha se veprat e Açkës kanë tërhequr mjaft lexues dhe se me praninë e saj, pritet të shtohen akoma edhe më shumë.
Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi mes nxënësve dhe shkrimtares Açka. Veç interpretimeve të poezive të saj, ata i drejtuan edhe pyetje të cilat morën përgjigje nga autorja e dhjetra botimeve në prozë dhe poezi.
E pyetur nëse gazetaria i ka shërbyer për tu futur në rrugën e krijimtarisë, shkrimtarja Flutura Açka tha se ka qenë një ndihmesë e madhe. Duke përfunduar fjalën e saj, Açka tha se tashmë lexuesit matjan, do të gjejnë kopje të botimeve të saj në Bibliotekën e Matit.
AKK kërkon përfaqësim 50% në Këshillat Bashkiak
Aleanca Kombëtare e Këshilltareve ka nisur një fushatë publike para zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Kjo aleancë e krijuar një vit më parë ka përfaqësi në 35 bashki të vendit.
Këtë të hënë Aleanca Kombëtare e Këshilltareve, të Bashkive Mat e Klos, dolën në një deklaratë për mediat me thirrjen e tyre publike drejtuar KQZ, partive politike dhe qytetarëve.
Ata kërkojnë përfaqësim të grave në masën 50% të Këshillave Bashkiak si dhe zgjedhjen e tyre në pozicionet drejtuese të këtij organi.
“Tragjedia e Bulqizës”. Banorët i druhen ripërsëritjes
Tragjedia e të premtes së kaluar në fshatin Koçaj të Fushë-Bulqizës ku humbi jetën një djalë 11 vjeç dhe u plagos rëndë motra e tij 9 vjeçe, ka sjellë edhe reagimin e banorëve të këtij fshati.
Sipas tyre një histori e ngjashme ka ndodhur në këtë fshat edhe 20 vite më parë, ku katër fëmijë po luanin kur kanë rënë në kontakt me granata, e për pasojë 2 prej tyre kanë humbur jetën. Banorët kërkojnë me ngulm që Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet specialistëve të saj të kontrollojë gjithë zonën, pasi dyshohet se armatime të tilla të ketë ende, në zone.
Të shtunën rreth orës 16:00 të fëmijë të familjes Çupi të moshës 11 dhe 9 vjeç ranë në kontakt me një granatë e cila shpërtheu dhe i mori jetën në vend, djalit 11 vjeç si dhe plagosi motrën e tij vetëm 9 vjeçe. Sakaq, mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe tre granata të pashpërthyera nga grupi hetimor.