Policia Rrugore e Dibrës, ka vijuar me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Përgjatë dy javëve të fundit, si rezultat i shtimit të janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në këto dy javë janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Po ashtu janë vendosur 133 masa për parakalime të gabuara, 189 masa për pushim/qëndrim të gabuar, 16 masa për përdorim të aparateve telefonike, 11 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike, 10 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 330 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës shton se kontrollet në të gjitha akset rrugore kombëtare e brenda qyteteve do të vijojnë.