Goditet një rast i trafikimit ndërkombëtar të lëndëv narkotike në qytetin e Shkodrës. Operacioni i koduar ‘Liqeni’ ka cuar në sekuestrimin e 204 kg marijuanë si dhe ka vënë në pranga 1 person, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale M.K 33-vjec, banues në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi D.B, 35 vjec nga Shkodra. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngarkuar makinën tip ‘Land Rover’ me marijuanë dhe po tentonin ta trafikonin atë drejt Malit të Zi, ndërkohë që policia kishte marrë info në rrugë operative se ka dyshime se një automjet është i ngarkuar me lëndë narkotike.
Mënjehërë është bërë ndalimi i automjetit ku në brendësi të tij është konstatuar edhe sasia narkotike.