Një përdhunues serial në Greqi, i cili njihet si “Bisha e Kavosit”, ka thyer shtyllën kurrizore pasi është hedhur nga një shkëmb 30 metra i lartë, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë në Korfuz.

47-vjeçari Dimitris Aspiotis po kërkohej nga policia për përdhunimin e një shqiptareje 34-vjeçare, të cilën e ka mbajtur kundër vullnetit të saj për 48 orë. Fatmirësisht, shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është arratisur.

Mësohet se greku, i cili ka përdhunuar edhe 7 turiste britanike më parë, ka thyer edhe legenin dhe këmbën nga rënia nga lartësia.

Policisë, që kishte një muaj që e kërkonte pas denoncimit të shqiptares, iu deshën 3 orë për ta nxjerrë me barrelë nga vendi ku kishte rënë.