Arrestohet nga policia nje 33 vjecar, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan me te cilen bashkejetonte, me qellim nxitjen e vetevrasjes. Por nuk është ndalur me kaq sepse i riu akuzohet se ka tentuar t’i ngacmoje seksualisht edhe vajzen asaj. Sipas policise se vlores mesohet se ne pranga eshte vene shtetasi 33 vjeçar N. D. “Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë se qytetit bregdetar ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi një ditë më parë në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” ai ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes”, thuhet ne nje njoftim nga policia. Ndërkohë që nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet për këtë ceshtje i kaluan Prokurorisë se Vlores per hetime te metejshme hetimore.