Policia mësyn në veri të Kosovës, arrestohen 19 punonjes policie,

Share

olicia e Kosovës vijon aksionin në veri të Mitrovicës dhe për pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe 2  efektivë policie. Sipas mediave kosovare,  janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe në zonët përreth tij.

Krismat e armëve janë dëgjuar edhe në fshatrat Varage dhe Zupç ku janë tubuar  edhe qytetarët.

ipas informacioneve të para,  policia është në kërkim edhe të të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviç. Deri tani nga aksioni janë arrestuar disa persona, përfshirë  mes tyre edhe punonjës policie.

Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë arrestuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit.

FLET PACOLLI PAS AKSIONIT TE POLICISE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se qytetarët kosovarë të arrestuar gjatë aksionit të sotëm në veri janë pjesë e një rrjeti që ka qenë thellësisht i përfshirë në kontrabandë, ryshfet, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar. “Ky operacion ka qenë i përgatitur që disa muaj dhe është pjesë e përpjekjeve më të mëdha që Kosova po ndërmerr për të forcuar rendin dhe sundimin e ligjit në të gjithë vendin. Ne kemi parë operacione të ngjashme në ditët e fundit në pjesë të tjera të Kosovës”, deklaroi ai. Siaps tij, Kosova dëshiron të tregojë vullnetin e saj për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve për të mbështetur veprime të tilla. “Unë i bëj thirrje Serbisë të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të policisë. Iu bëj thirrje atyre të mbështesin luftën kundër krimit të organizuar dhe të mos kundërshtojnë atë. Ajo që ka rëndësi është mirëqenia e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe qeveria e Kosovës garanton që kjo është me interes të lartë”, vijoi Pacolli. Ai dënoi thirrjet e qeverisë serbe të cilët kanë ftuar ushtrinë të jetë e gatshme për shkak të një operacioni të thjeshtë policor kundër rrjeteve të krimit të organizuar. Mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizon një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ftuar serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin

Katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

Njësia Speciale e Kosovës ka nisur në mëngjesin e së martës një aksion arrestimesh në veri.

Gazeta Express merr vesh se janë arrestuar edhe disa policë kufitarë të zonës së Leposaviqit.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se në vazhdën e arrestimeve që po i bën Njësia Speciale e Kosovës, janë arrestuar edhe disa policë kufitarë në zonën e Leposaviqit.

Ndërkohë, dy nga të arrestuarit në aksionin e veriut tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm të policisë

Janë arrestuar 19 punonjës të policisë.

Prokurori special, Sylë Hoxha u deklarua sot në një konferencë për media lidhur me aksionin e policisë në veri. Hoxha deklaroi se prokuroria ka filluar veprimet që nga prilli i vitit të kaluar. “Prokuroria Speciale e Kosovës i ka filluar veprimet procedurale qysh nga prilli i vitit të kaluar, ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, krim të organizuar, kontrabandim me mallra, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e kështu me radhë. Gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me hetues të Inspektoratit dhe Policisë kemi kryer shumë veprime procedurale. Kemi marrë urdhëresat e Gjykatës Themelore dhe në bazë të tyre hetuesit kanë vepruar në terren. Pas këtij aktiviteti, thuajse njëvjeçar, Prokuroria pasi grumbulloi provat parashtroi kërkesë te Gjykata Themelore në Prishtinë, për një kërkesë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të këtyre të dyshuarve. Kemi eprorë policorë të arrestuar, zyrtarë të policisë, pjesëtarë të nacionalitetit serb, shqiptar e boshnjak. Në mesin e të dyshuarve kemi edhe qytetarë, jo zyrtarë, që kanë kryer veprimet e tyre për çka dyshohet, për kontrabandim të mallrave dhe veprat e ngjashme”, tha ai. Ndërsa, kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tregoi se gjatë aksionit të policisë në veri janë bastisur 12 lokacione, janë ndaluar 19 punonjës të Policisë, 11 të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë, 4 boshnjakë, prej punonjësve të arrestuar një ka qenë në gradën e kapitenit – komandant stacioni, 3 në gradën e rreshterit dhe 3 zyrtarë policorë. Po ashtu, ajo njoftoi se janë konfiskuar sende të ndryshme ilegale, pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Po ashtu, Kelmendi tha se me vendim të prokurorit ata janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar nga detyra. Operacioni i sotëm policor është shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas. Gjatë këtij aksioni, përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, policia ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast janë detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor./21Media

Read more

Local News