Policia e Fierit në bashkëpunim me SHCBA kanë arrestuar 7 persona, mes tyre 2 oficere policie si dhe kryeplakun e fshatit Cakran. Personat në fjalë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin kanabis në zonën e ‘Liqenit të Cakranit’, ndërkohë që punonjësit e policisë akuzohen se kanë përfituar ryshfet për të lejuar 5 personat e tjerë që të kultivonin drogë. Të arrestuarit janë shtetasi me iniciale G.B 48 vjec me detyre oficer policie në komisariatin e Fierit, shtetasi Z.K 57 vjec me detyrë agjent i policisë kriminale në Fier, kryeplaku i fshatit Cakran i identifikuar si B.XH 62 vjeç. Si dhe 4 banorë të fshatit Cakran të identifikuar si G.M., 49 vjeç, I.M., 39 vjeç, E.Sh., 50 vjeç dhe A.K., 25 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se i përfshirë në këtë veprimatri kriminale rezulton edhe kryeplaku i fshatit Cakran, i cili dyshohet se ka qene në djeni të aktivitetit të paligjshëm dhe se i ka lejuar personat e tjerë me qëllim përfitimi.

Gjatë aksionit në terren, policia sekuestroi 300 rrënje kanabis, ndërkohë që u evidentuar edhe tre parcela të mbjella me filliza të bimës narkotike. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë.