Më datë 03.12.2019, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, në gjendje të lirë në ngarkim të tre shtetasve : N.L, B.D, B.Gj, banues në Bulqizë (vagonist në minierë).
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në grumbullimin që është bërë përpara derës së Alb –Chrome SHPK zona 41, miniera e Kromit Bulqizë.