Poeti dhe prozatori matjan me banim në Londër të Anglisë mori sot titullin “Mirënjohje e Bashkisë Mat”, i akorduar në mbledhjet e kaluara nga këshilli i Bashkisë Mat. ky i fundit miratoi propozimin e bërë nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi” Mat. dorëzimi i këtij titulli u bë këtë të hënë nëpërmjet një ceremonie të organizuar në ambjentet e Këshillit të Bashkisë Mat. ishte kryetari i Këshillit Bashkiak Agim Hysa që lexoi vendimin e këshillit.

Vetë shkrimtari e poeti Gasa Falenderoi të gjithë ata që bënë të mundur vlerësimin e dhënë nga Këshilli Bashkiak.

Ndërkohë, mbi jetën dhe veprimtarinë e poetit Gasa, foli Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi” Mat, Hamdi Hysuka.
Vlerësimin e poetit Gasa e përshëndetën edhe të pranishëm të tjerë.