Platforma e “MAT TV” sjell ekskluzivisht emocionet e FIFA World Cup 2026 për abonentët e saj

Platforma e “MAT TV” sjell ekskluzivisht emocionet e FIFA World Cup 2026 për abonentët e saj

Platforma digjitale “MAT TV” ka siguruar të drejtën e transmetimit të Kampionatit Botëror të Futbollit “FIFA World Cup 2026”, ngjarjes më të madhe sportive në planet. Transmetimi i plotë i 104 ndeshjeve ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe do të vazhdojë deri më 19 korrik 2026. Të gjitha sfidat do të transmetohen nëpërmjet platformës satelitore Digitalb, në kanalet SuperSport 2 dhe SuperSport 3, të cilat gjatë gjithë periudhës së Botërorit do të jenë të hapura për abonentët e platformës kabllore “MAT TV” që disponojnë paketën e plotë sportive. Përveç transmetimit të ndeshjeve, abonentët do të kenë mundësi të ndjekin analiza të specializuara, komente, dokumentarë sportivë dhe ndeshje historike të botërorëve të mëparshëm, duke e kthyer eksperiencën e “FIFA World Cup 2026” në një maratonë të vërtetë futbolli. Siç është njoftuar edhe përmes titrave informues 24 orë në 24, abonentët që përdorin dekoderët NETA, FAST dhe DIGITAL TV do t’i gjejnë kanalet automatikisht të renditura në pozicionet 84 dhe 85. Ndërkohë, abonentët që përdorin televizorë me CAM (modul), si dhe dekoderë të tjerë, duhet të kryejnë një kërkim manual në sistemin DVB-C, në frekuencën 112.000 kHz, për të aksesuar transmetimet. MAT TV – Gjithmonë pranë jush, me ngjarjet më të mëdha sportive të botës.