Banorët që jetojnë në afërsi të stadiumit “Korabi” në qytetin e Peshkopisë rrezikohen nga kjo kabinë elektrike, e cila është e pasigurtë. Siç shihet nga pamjet, kabina është lehtësisht e askesueshme nga çdo grupmoshë në të dyja dhomat e saj, duke u bërë një rrezik i madh për të gjithë ata që mund të futen brenda. Por situatë më shqetësuese është për fëmijët e vegjël dhe personat që mund të jenë me probleme mendore. Banorët shprehen se këto dy kategori janë më të rrezikuarat për të rënë në kontakt me rryëmn elektrike. Po ashtu, sipas banorëve në kabinë mund të futen edhe kafshët dhe të biejnë në kontakt me energjinë. Ata kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë pasi ndodhet në qytet dhe fare pranë stadiumit tek i cili shkojnë me dhjetra fëmijë çdo ditë.
Kjo kabinë jo vetëm që është rrezik potencial për fëmijët, por edhe për tu shembur, pasi amortizimi i saj është i dukshëm.