Një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari ka ndodhur në rrugën e Arbërit mbrëmjen e sotme.
Burime bëjnë me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin. Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, i pari me pasojë vdekjen në këtë aks rrugor që nga ndërtimi i tij.