PËRKUJTOHET BATALIONI I GJORICËS NË KORRIK TË VITIT 1943
Bashkia e Bulqizës në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANC-it Bulqizë përkujtuan një nga ngjarjet e rëndësishme të zonës, atë të krijimit të batalionit të Gjoricës i cili u formua në Korrik të vitit 1943. Aktiviteti u zhvillua në afërsi të urës mbi lumin Drin i Zi. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Bulqizë, Xhevat Jella i cili solli në memorien e të pranishmëve historinë e krijimit të këtij batalioni dhe kontributin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare. Kryetari i Këshillit Bashkiak Bulqizë, Arben Çupi tha se organizime të tilla në të mirë të vendit janë një shembull frymëzues edhe në ditët e sotme. Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, festime Mjeshtri u shpreh se duhet vlerësuar kontributi i të gjithë atyre që hapën rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit. Aktiviteti u shqoërua edhe me interpetime nga nxënësit e shkollës së Gjoricës.