Përkujtohet “31 Korriku” i vitit 1943, 83 vjetori i kryengritjes mbarëpopullore matjane

Përkujtohet “31 Korriku” i vitit 1943, 83 vjetori i kryengritjes mbarëpopullore matjane

Përkujtohet “31 Korriku” i vitit 1943, 83 vjetori i kryengritjes mbarëpopullore matjane Është përkujtuar këtë të premte 83 vjetori i kryengritjes mbarëpopullore matjane e 31 Korrikut të vitit 1943. Për këtë datë të shënuar historike u mbajt një aktivitet përkujtimor pranë Muzeut Historik Mat. fjalën e rastit e mbajti Përgjegjësja e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë, Suzana Kurti. Më pas drejtues të poushtetit vendor në Mat e Klos, deputeti Agron Malaj, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, të organizatës së veteranëve etj vendosën e kurora me lule pranë lapidarit që përkujton 31 Korrikun, kryengritjen mbarëpopullore të matjanëve të vitit 1943. Në ambjentet e brendshme të muzeut Historik Mat, të pranishmit u njohën me një minidokumentar të kësaj ngjarje të shënuar, ndërsa përshëndeti aktivitetin Kryetari i Bashkisë Mat Altin Bojni. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANC-it Mat, Sefer Duka. Aktivitetet në nderim të kësaj ngjarje të shënuar do të vijojnë me festën e miqësisë për tre netë me radhë në sheshin “Ahmet Zogu”.