Ballina SOCIALE Përkeqësohet situata në Lurë, thyerje pemësh e këputje telash energjie

Përkeqësohet situata në Lurë, thyerje pemësh e këputje telash energjie

0

Situata në Njësinë Administrative Lurë në Bashkinë e Dibrës është përkeqësuar më shumë orët e fundit. Rënia e ndjeshme e temperaturave gjatë natës ka krijuar akull në rrugë e kudo. Po ashtu era e fortë ka thyer pemë duke bllokuar rrugët kryesore të fshatrave.

Kanë qenë vetë banorët të cilët kanë asistuar me ndihmë për largimin e tyre nga rruga, që të bëjnë funksionale rrugës.

Probleme në këtë zonë ka edhe me energjinë elektrike. Telat përcjellës të rrymës janë këputur nga era dhe pemët që kanë rënë mbi to, duke lënë në errësirë të plotë qindra banorë.

Exit mobile version