Ballina AKTUALITET Bulqizë, 30 banorë paraqiten në Qendrën Shëndetësore Shupenzë të helmuar

Bulqizë, 30 banorë paraqiten në Qendrën Shëndetësore Shupenzë të helmuar

0

Rreth 30 persona janë paraqitur gjatë ditës së sotme në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës në Bashkinë Bulqizë me shenja helmimi.

Burime pranë kësaj qendre shëndetësore thanë se qytetarët e paraqitur për të marrë shërbim shëndetësor janë të moshave të ndryshme. Ata janë paraqitur me të vjella dhe dhimbje barku.

Qytetarët vinin nga zona të ndryshme si nga Gjorica, Hoshateni, Shupenza etj.

Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë bërë uji i pijshëm i cili mund të jetë kontaminuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku në disa zona ka patur edhe dëmtime të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Exit mobile version