Ky është 71-vjeçari Hajri Qoku që udhëton çdo ditë nga fshati Kllobçisht për në Maqellarë të Dibrës për të shitur bimë të ndryshme si çarja, apo fruta të egra të mbledhura gjatë verës. Hajriu thotë se është i detyruar ta bëjë këtë punë edhe pse është 71-vjeçari pasi pensioni që merr prej 10, 800 lekë të rinj nuk i mjafton për asgjë. 7 mijë lekë të rinj në muaj ai i merr ilaçe, ndërsa me pjesën e mbetur s’mund të përballojë kostot e jetesës. Hajri Qoku shprehet se shpërblimi i dhënë për këtë vit nuk është zgjidhje, por zgjidhje sipas tij është rritja e pensioneve në masën që të arrijnë të jetojnë pa vështirësi ekonomike.

  Me shitjen e këtyre bimëve të egra, i moshuari Hajri Qoku thotë se ndihmon familjen e tij me të ardhura ekonomike. Ato i mbledhin frutat e egra gjatë verës në bjeshkë dhe i shesin gjatë dimrit.