Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka dërguar një letër Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkon heqjen e mandatit kryebashkiakut të Matit Agron Malajt.
Këkresa e PD-së vjen vetëm pak ditë pasi Prokuroria pushoi çështjen në ngarkim të tij, duke ia lënë vendimin përfundmitar KQZ-së.
Partia Demokratike ka ritheksuar nevojën e zbatimit të ligjit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të garantuar funksionimin demokratik të insitucioneve, ndërkohë që në dijeni është vënë edhe ambasadorja e SHBA-së dhe ambasadori i BE-së.
Partia Demokratike kërkoi heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, për të cilin prokuroria konfirmoi se është dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.
Prokuroria e Përgjithshme, pas disa muajsh verifikimesh për kryetarin e Bashkisë së Matit, ish-gardistin e 21 janarit, i ka përfunduar ato. Rezultatet e punës sipas Prokurorisë së Përgjithshme, u kanë kaluar institucioneve të tjera përgjegjëse, ndërsa nuk është regjistruar procedim penal për të.