Partia Demokratike Dibër nëpërmjet sekretarit të kësaj dege Luan Haka i ka propozuar publikisht pushtetit vendor që të rishohë disa taksa si dhe të heqë pagesën e ujit të pijshëm për familjet në nevojë. Gjithashtu Sekretari i PD Dega Dibër Luan Haka thotë se paketa e ndihmës për biznesin ka lënë jashtë në Dibër të paktën 700 biznese si dhe tregtarët ambulant të cilët kanë mbetur pa asnjë lloj të ardhure. “Në këtë situatë të vështirë që po kalojnë Dibranët, Bashkia Dibër bën tender me rreth 2 miliard lekë, e nuk kujdeset për qytetarët e saj” – tha mes të tjerash Haka.