PD Bulqizë në festën e 29 vjetorit të themelimit

0
7

Dega e Partisë Demokratike në Bulqizë ka festuar këtë të shtunë 29 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj force politike në Bulqizë morën pjesë ish drejtues të saj ndër vite, simpatizant, drejtues aktual në Bulqizë, Defrim Fiku e Edmond Isaku, Nënkryetari i PDSh, Edmond Spaho ish deputeti Xhemal Gjunkshi, kryetari degës së Matit, Arjan Lika etj. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i PD Dega Bulqizë, Defrim Fiku.

Më pas fjalën përshëndetëse e mbajtën edhe nënkryetari i degës Edmond Isaku e ish deputeti i Qarkut Dibër Xhemal Gjunkshi si dhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edmond Spaho, i cili vlerësoi punën e kësaj dege. Në një intervistë për Mat Televizion, Spaho tha se miratimi i reformës zgjedhore do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.