Nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 100 në të gjithë Bulqizën.

Pasojat e tërmetit po i vuan ende qyteti i Bulqizës. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti. Nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 100 në të gjithë Bulqizën. Banorët ndjehen të frikësuar dhe kërkojnë strehim në çadra pasi i druhen lëkundjeve me magnitudë më të lartë.

Zamira Jakimi, banore e fshatit Shtushaj thotë se qëndrimi në banesë tashme është i pasigurt, ndaj kërkon ndihmën e autoriteteve të paktën për një çadër. Kyebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla bën të ditur se dëme janë shënuar pothuajse në të gjitha njësitë administrative, ku mes tyre veçohet dëmtimi i dy pallateve në Bulqizë dhe dy në Krastë.

IGJEUM bën me dije nga e premtja deri të shtunën në darkë janë regjistruar edhe 7 lëkundje të tjera me magnitutë të ulët. Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.

NJOFTIMI

Informojme per situaten pas termetit te dates 29.10.2021 qe preku qarkun Diber, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkise Bulqize, bazuar ne situaten e krijuar nga raportimet nga njesite administrative te kesaj bashkie ku u raportuan deme ne disa banesa per te cilen u ngriten 3 grupe pune per kete qellim, ku nga verifikimet ne terren u konstatuan te demtuata 100 banesa, nga te cilat 60-70 banesa te dëmtuara lehte dhe 30 banesa me demtime te mesme te shoqeruara me kerkesat e qytetareve sipas Njesive Administrative te ndara si me poshte vijon;

Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.

Nj.Adm.Zerqan

22 banesa.

Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 benrsa.

Nj.Adm.Gjorice 11 banrsa.

Nj.Adm.Ostren

9 banesa.

Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.

Nj.Adm.

Martanesh 6 banesa.

Nj.Adm.Bulqize 3 banesa.

Grupet e verifikimit te Bashkise Bulqize jane ne terren per verifikimin dhe vlersimin e demeve ne teritor.

Tërmeti më i fortë në Bulqizë u rregjistrua mëngjesin e së premtes, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thanë se tërmeti ishte i fortë.