Pas Bashës, gjobë dhe heqje patente edhe për Monika Kryemadhin

Pas Bashës, gjobë dhe heqje patente edhe për Monika Kryemadhin

Policia ka proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit edhe për Monika kryemadhin, pasi u bashkua në mbrojtjen e Teatrit mbrëmjen e së premtes.

“Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtin ndëshkim mori edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, madje dy herë radhazi, pasi një takimi që ai pati me qytetarët në Durrës, si dhe mbrëmjen e së enjtes, teksa ishte te Teatrin në mbrëmje.