Janë kaq shumë të vdekurit në New York sa varrezat nuk kanë vend për tu dhënë të gjithëve një ceremoni të denjë lamtumire. Autoritetet lokale kanë autorizuar varrezat masive duke sjellë në vëmendje edhe pamje të tmerrshme të pandemive të kaluara.
Varreza masive është hapur në Hart Island, në distriktin e Bronx. Aty po varrosen persona të mbetur prej ditësh në morgje dhe për të cilët nuk ishte paraqitur asnjë person i afërt apo familjar. Shteti i New York ka tashmë numrin më të madh të të prekurve me koronavirus. ©LAPSI.al