Tërmeti i 29 Tetorit mund të kishte shkaktuar tragjedi në këtë pallat në lagjen e re të Bulqizës. Edhe pse ai ishte shpallur i pabanueshëm nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë, një pjesë e familjeve vijonin të jetonin brenda. Edhe banorët ishin të njohur me rrezikun, por qëndronin aty për të mos braktisur mobiljet shtëpijake. E nga ana tjetër, pushteti vendor në Bulqizë nuk ka bërë asgjë për të penguar banorët të vazhdojnë të jetojnë aty. Objekti duhej të ishte shembur e në mos kjo, minimum që instancat shtetërore duhej të bënin ishte ta rrethonin dhe të mos lejonin familjet të riktheheshin, qoftë duke i ndaluar edhe forcërisht. Banorët që vijojnë të jetojnë brenda e pranojnë se është me rrezik, por shprehen se nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare ngfa bashkia.
Ky pallat ka 40 banesa, ku një pjesë e tyre janë zhvendosur për të jetuar me qera, por një pjesë ende jeton aty.