Pak orë para nisjes së manifestimit të thërritur nga Presidenti Meta, ku ka deklaruar se do të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit ishte në një drekë pune me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. 

Në përfundim të takimit, që zgjati për gati 2 orë, Basha nuk pranoi të zbulonte detaje, por e quajti thjesht “një bisedë jashtëzakonisht të mirë”, atë me Yuri Kim. Ndërsa ambasadorja tha se gjithçka biseduan do të mbetet mes tyre, duke e quajtur një bisedë të këndshme.

Më parë, Ambasada Amerikane e ka quajtur tubimin e thërritur nga Presidenti Meta si “politik”, ndërsa i kërkonte shtetasve të saj të qëndronin larg zonës ku do të mbahej manifestimi.