As ndëshkim e as pastrim, inertet në Qafën e Buallit vijojnë të shtohen
Pastrimi i territorit nga inertet ka qenë një kërkesë e fortë e Ministrisë së Mjedisit bërë ndaj pushtetit vendor. Por shumë Bashki ende nuk kanë një vend të përcaktuar për depozitimin e inerteve që dalin gjatë ndërtimit apo rikonstruksionit të objekteve. Një ndër këta bashki është edhe ajo e Bulqizës.