Në galeritë e minierave të Bulqizës punojnë mbi 1500 minatorë në nëntokë dhe në sipërfaqe, por në veçanti ata që kanë punuar më parë në minierë, e kanë të përditshme vizitat mjekësore pranë spitalit të Bulqizës nga sëmundjet e rënda kronike. Më të prekuarit nga sëmundjet profesionale janë grupmoshat 45 deri në 55 vjec me sëmundjet pulmonare dhe reamotizmale. Sipas mjekut specialist të spitalit bashkiak të Bulqizës Fatos Hoxha personat që janë të prekur me sëmundje profesionale kryesisht janë minatorët, të cilët paraqiten çdo ditë për vizita e mjekime në këtë spital.