Emigrantët dhurojnë autoambulancë për Qendrën Shëndetësore të Klosit
Qendrës Shëndetësore Klos i është shtuar një autoambulancë e cila do të shërbejë për pacientët e kësaj qendre shëndetësore në katërt njësitë administrative. Kjo autoambulancë e ardhur nga Italia është bërë e mundur falë një donacioni ekonomik të disa të rinjve klosjanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.