ADISA edhe në Mat/ 472 shërbime online, 85 shërbime vendore për 40 mijë banorë
Bashkia Mata tashmë ka qendrën ADISA, e cila do iu vijë në ndihmë 40 mijë banorëve të bashkisë për 472 shërbime online përmes portalit e-Albania.
Lajmin e dha kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj i cili tha se “Qendra e Integruar ADISA tashmë do të jetë funksionale edhe në Mat”