Rruga Ura e Çernecit – Ostren është bërë shpesh objekt i kronikave televizive për shkak të gjendjes së degraduar të saj ndër vite. Një rrugë e nisur shumë vite më parë, por ende e papërfunduar, ishte kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonës së Gollobordës por edhe të Njësisë Administrative Gjoricë e Zerqan.
Rruga me objekt rikonstruksioni total dhe asfltimi ka nisur disa herë të zbatohet si projekt. Megjithatë, ditët e fundit është parë një dritë jeshile për banorët e zonës të cilët kanë evidentuar që traseja e rrugës po nivelohet e po bëhet gati për asfalt.
Jashtë kameras, banorët shprehen se ende janë mosbesues për shkak se ky premtim ju është dhënë disa herë. Ndërkohë që rruga po asfaltohet në anën tjetër nga Stëbleva në drejtim të Ostrenit, banorët e këtij të fundit shpresojnë që do të finalizohet me shtrimin e pjesës deri tek Ura e Çerenecit.
Nëse kjo nuk ndodh brenda pak javëve, atëherë banorët e Ostrenit, Trebishtit etj, do të duhet të vuajnë edhe këtë dimër gjendjen e degraduar të aksit nga Ura e Çernecit deri tek banesat e tyre.