3 Marsi do të jetë dita kur do të vendoset fati i Partisë Demokratike, kur besohet se do të shuhen njëherë e mirë debatet mes dy grupeve të krijuara brenda partisë më të madhe të opozitës.

Gjykata e Apelit, me anë të një njoftimi ka bërë me dije se me  3 mars do të shqyrtohet çështja për të caktuar se kujt i përket partia opozitare, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Ky vendim do të merret tre ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.

Aktualisht grupimi i Alibeaj ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me struktura  inekzistente prej më shumë se 1  viti, ndërsa Sali Berisha ka rithemeluar partinë por rrezikon të dalë jashtë zyrës së kryetarit nëse vendim të gjykatës së Apelit do të shprehet kundër tij.

Por si shprehen në lidhje me këtë çështje nga ana e tyre qytetarët dibranë? Në opinionet e dhëna ata  japin mendime të ndryshme. Një pjesë shprehen  se vula duhet t’i takojë Berishës, pasi shumica e demokratëve janë në krahun e tij. Por nuk munguan as opinionet që vula duhet t’i takoj krahut të Bashës se ne nuk duhet t’i dalim kundra Amerikës.

Ndërsa për Protestën e dates 3 mars të thirrur nga opozita, shumica e qytetarëve të intervistuar thonë se nuk preesin ndonjë gjë të re, pasi do të jetë njësoj si protestat e tjera.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Enver Doçi