Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka zbarkuar sot në Tiranë, ku i ka kërkuar të justifikojnë brenda 48 orëve pasuritë e tyre tre subjekteve.
Mësohet se OFL i ka dërguar kërkesë për deklarim pasurie Denis Qordjas, Fatjon Manabejt dhe Shkëlqim Sharrës.
Të tre emrat janë të njohur për drejtësinë, ku Fatjon Manabej është në kërkim në Itali si pjesë e një grupi kriminal. Denis Qordja (Dervishi) është dënuar më herët për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge.