Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) nuk rekomandon lehtësimin e masave për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, por i kërkoi shteteve të mos i heqin ato pasi është ende shumë herët, deklaroi një zëdhënës, shkruan “The Jerusalem Post”.
“Një nga gjërat më të rëndësishme është të mos lehtësohen masat shumë herët, në mënyrë që të mos ketë probleme përsëri”, njoftoi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier në një konferencë virtuale.
“Është e ngjashme me të qenit i sëmurë, nëse del shumë shpejt nga shtrati, rrezikon të sëmurësh përsëri dhe të kesh komplikime,” shtoi ai.