Anëtari i kryesisë së PD Kreshnik Çollaku ka qënë mjaft kritik ditën e sotme me një status në facebook duke ju bërë thirrje atyre që dalin nga shtëpitë e tyre të jenë më të kujdeshëm. Ai ka paralajmëruar duke thëmë që situata në Shqipëri mund të rëndohet në dy javët e ardhshme.

Statusi në facebook i Kreshnik Çollakut

O ju trimat qe rrini luani domino ne parqe,e kerkoni te “rifilloje” jeta se po ju cenohet “standarti i lirive qytetare”…vetem sot ne Itali kane vdekur 170 persona,dhe kjo po ndodh cdo dite.
Jemi dy jave mbrapa Italise me shperthimin e epidemise.
A imagjinoni si mund te jene dy javet e ardhshme ne Shqiperi ??
A e kuptoni qe nuk kane as tampone per ekzaminim ?

Epidemia rrezikon jeten te gjitheve fatkeqesisht,nuk ben dallim nese je idiot apo jo !!!