Ky është 70 vjeçari Liman Koka nga Krasta e Martaneshit. Prej vitesh ai po kërkon drejtësi për një pronë të përfituar në vitin 1991 në Babrru të Tiranës. Limani tregon se në këtë vit ka shkuar si shumë shqiptar të tjerë në Tiranë dhe me ligjin 7501 ka përfituar një sipërfaqe të konsiderueshme toke sëbashku me vjehrrin e tij. Por sipas Limanit, kur ka ardhur koha për ta ndarë tokën, vjehrri nuk ja ka dhënë pjesën që i takonte. Për këtë ai i është drejtuar disa institucione përfshirë edhe ato të drejtësisë por ende nuk e ka gjetur të drejtën që i takon.
Për shkak të stresit të akumuluar nga ky problem, Limani trajtohet me një sërë medikamentesh. Ai thotë se nëse nuk do të gjejë drejtësi për pronën që po i mbahet nga vjehrri dhe kunati, do të vetëflijohet me fostoksinë.
Sasinë e madhe të medikamenteve që merr Limani e fakton me një grumbull të madh që e ka ende aty në shtëpi.