Rrugët në varësi të autoritetit rrugor Shqiptar të cilat mirëmbahen nga palë të treat po bëhen çdo ditë e më shumë problematike për drejtuesit e mjeteve.
E tillë është edhe rruga Burrel – Komsi e rehabilituar e asfaltuar jo shumë vite më parë. Për këtë rrugë ARSH jep çdo vit miliona lekë nga taksapaguesit, ndërsa gjendja e saj po degradon çdo ditë.
Kjo rrugë sipas specialistëve nuk ka kosto të madhe të mirëmbajtjes, mjafton që të ketë kanalet kulluese funksionale. Ndërkohë në shumë segmente të saj jo vetëm që nuk janë funksionale kanalet anësore, por nuk ekzistojnë, duke bërë që dheu e balta të dalin në asfalt.
Kohët e fundit është vënë re shtimi i gropave në këtë aks rrugor prej 7 kilometrash, e dalëngadalë po merr pamjen e rrugës nacionale Burrel – Skuraj. Po ashtu edhe barrierat metalike anësore janë të dëmtuara e askush nuk kujdeset për t’i riparuar.