Nuk ka përmirësim të situatës mjedisore në “Vabli”, hidhen mbetje plastike
Nuk ka përmirësim të situatës mjedisore në “Vabli”, hidhen mbetje plastike Situata nga ndotja në vendin e quajtur “Vabli” në Shkopet vijon të mbetet e njëjtë. Pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme të bërë nga Bashkia e Matit e cila ka larguar mbeturinat plastike të hedhura aty, persona të papërgjegjshëm vijojnë të krijojnë ndotje. Siç duket nga pamjet, në anën e poshtme të rrugës janë hedhur me dhjetra bidona plastik, që me siguri janë hedhur nga ata persona që e shfrytëzojnë këtë burim për të mbushur ujë për konsum. Autoritetet vendore kanë bërë vazhdimisht apel persona që përdorin këtë burim ujor që të mos bëhen shkak për ta ndotur mjedisin aty, pasi në të kundërt nëse do të konstatohen do të gjobiten sipas dispozitave ligjore në fuqi. Prania e mbetjeve plastike bie në sy tashmë nga tharja e barishteve dhe ngjyrat e ndezura të tyre. Ky fenomen nuk është vetëm ndotës por edhe një imazh i shëmtuar me të cilin përballen vizitor të shumtë të luginës së Shkopetit, apo ata që zgjedhin këtë rrugë për të lëvizur në drejtim të Matit e veriut të vendit.