Një vit më parë u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare gjyqtarë Ali Koleci pas një sëmundje të rëndë. Ai lindi me 2 Mars të vitit 1960 në fshatin Lam i Madh. Aliu dha kontributin e tij në vitet 90-të si mësues e më pas në fushën e drejtësisë të shtrirë në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër. Ali Koleci shërbeu si gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat për shumë vite, ndërsa një dekada edhe si kryetar i saj. Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të tij, Bashkia e Matit e ka vlerësuar atë me çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në fushën e drejtësisë e më gjerë në rrethin e Matit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se Ali Koleci ishte një model jo vetëm në fushën e drejtësisë por edhe në shoqëri.
Kolegët e Aliut të cilët punuan me të për shumë vite, gjyqtarë Rexhep Karaj e avokate Suzana Pasha, e kujtojnë Ali Kolecin si modelin e pastër të drejtësisë, kolegun korrekt, mikun e mirë dhe një bashkëpunëtor për tu marrë shembull.
Gjyqtarë Ali Koleci kujtohet me respekt nga komuniteti matjan dhe familja e tij, nëna, vëllezërit, motra, bashkëshortja Lumturie, djali Albion dhe dy vajzat Fjoralba e Danida e cila po ndjek gjurmët e babait pasi studion për Drejtësi.