[wordads]
Para disa ditesh me treguan nje histori te vertete dhe te trishte,nga Mati.
Nje baba me djalin e tij te vogel po kalonin ne sheshin kryesor te Burrelit. Djali sapo kishte filluar klasen e dyte fillore dhe babai po e pyeste si kishte kaluar dita ne shkolle.
Perpara statujes se Ahmet Zogut ne qender te qytetit,djali ndalon dhe e pyet babain.
“O ba,a ka qene trafhetar Ahmet Zogu ?”
Babai ndalon kembet dhe i cuditur e pyet se ku i kishte degjuar keto ?
Djali i shpjegon se ate dite u kishin nderprere mesimin i kishin mbledhur ne nje salle te gjithe nxenesit e klases se tij dhe klasave te tjera fillore.
Pastaj bashke me mesuesit u ishin shfaqur disa burra me ca medalje te verdha e me shume stema me yll ne xhaketa. Djalit i kishte bere pershtypje se kur keta burrat flisnin,bertisnin fort sikur kishin inat me dike,dhe syte i kishin te kuq.
Mesueset mbyllinin gojen se drejtoresha e shkolles rrinte si roje ne fund te salles e nuk linte askend te fliste pervec burrave me ato stemat me yll ne gjoks.
Keta burrat u kishin folur sa trima ishin partizanet,sa pushke ishin shprazur dhe se pastaj me gjakun e tyre u krijua partia qe ndertoi Shqiperine e re socialiste.
Ai burri me stema ne gjoks u kishte thene se Ahmet Zogu kishte qene tradhetar dhe se ai nuk kishte luftuar asnjehere…por kishte ikur si frikacak.
Te tera keto djali ia tregonte te atit dhe ne fund babai i shqetesuar i tregon se Ahmet Zogu eshte krenari jo vetem per Matin por per gjithe Shqiperine,se Ahmet Zogu ka luftuar e mbrojtur Shqiperine e Pavaresine e saj,ka ndertuar shtetin dhe se deri ne fund e ka dashur Shqiperine
“Po ti cfare u the atyre burrave me stema”e kishte pyetur babai
“Une-thote djali-nuk munda me thene gje se drejtoresha nuk na linte te pyesnim,por e kuptova qe me genjyen,se ky Zogu do kete luftuar se kot nuk mban shpaten ne dore te kjo statuja…”
Historia ka vazhdim por kete ua tregoj nje here tjeter.
————————-
Pas kesaj historie qe babai i djalit e mikut tim nga Burreli me tregoi,u interesova dhe mesova se “mbledhje” te tilla duke detyruar femije te degjojne dokrra pensionistesh qe shiten si partizane e qe kane qene vecse magaziniere ushtrie apo kryetare kooperativash ne Mat e qe me i moshuari i tyre ka lindur 10 vite pasi lufta kishte mbaruar…,eshte nje histori e neveritshme.
Perpjekja per te manipuluar femije ne shkolla me te njejtat pallavra te propogandes se Enver Hoxhes,nuk eshte lajthitje moshe ,kjo fushate e paimagjinueshme eshte fushate zgjedhore.
Te degraduar e te panikuar nga pakenaqesia e njerezve,struktutat e rilindase te qeverise ne arsimin parashkollor nuk kursejne as femijet,e ne Mat as kujtimin e Ahmet Zogut..per te gjetur nostalgjiket e diktatures,e nese nuk i gjejne,ne perpjekjen aq qesharake dhe te peshtire per ti ringjallur si mumjet nga varret ,ne shprese te ndonje vote.
E kane kot. Te ringjallesh mumjet e nostaligjise enveriste ,nuk ngjit. Te perdhosesh ne Mat kujtimin e Ahmet Zogun ,nuk ngjit.
Te shpallesh heronj xhelatet e spiunet ,as kjo nuk ngjit.
Por hallin e kane te madh dhe instiktet e mbijeteses luftojne dhe shtojne agonine.
Te njejten ben kafsha ne oret e fundit drejt ngordhjes qe grryen dheun pa kuptuar se hap gropen ku do te varroset.
Nga Kreshnik Çollaku