Pas kthimit nga Letonia, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka vizituar familjen e nëntetares Hasanaj, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per të gjithe ne”, ka thënë ministrja, ndërsa është shprehur se Zarife Hasanaj do të shpallet “Dëshmor i atdheut”.
Sakaq, trupi i pajetë i nëntetares eshte nisur për në Shqiperi. Në bazen Camp Adazi në Letoni pak më pare u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesemarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.