Ka nisur rreth orës 8:00 procesi i votimit të zgjedhjes së kandidatit të PD për garën vendore të 14 Majit në Mat.
Në garën e kësaj të diele janë kandidatët Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani të cilët dolën në balotazh një javë më parë. Gjuci mori javën e kaluar 319 vota dhe Ballabani 145 vota nga 680 anëtarë e simpatizant që votuan.
Skënder Gjuci vjen nga fusha e mjeksisë ndërsa Ballabani nga ekonomia.
Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00.